Projekti “ Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve Shqiptarë” zbatohet nga Qendra per Studime të Krahasuara dhe Nderkombëtare” dhe SCiDEV në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Projekti synon thellimin e punës për ndërgjegjësimin e brezit të ri, hapjen e një debati përmes analizës së shkaqeve dhe pasojave të regjimeve diktatoriale, dhe mbi të gjitha diskutimi mbi identitetin Europian dhe hapjen e një dialogu për të ardhmen Europiane të të rinjve shqiptare.
Pengesa kryesore për zhvillimin e kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Shqipërise si dhe zhvillimin pozitiv dhe paqësor të vendeve në rajon lidhet me ballafaqimin me të kaluarën. Brezat e rinj duhet të njohin historinë, të kuptojnë çfarë ndodhi në të shkuarën dhe të nxjerrin prej saj mësime, që historia të mos përsëritet, që të ecim drejt paqes dhe zhvillimit.

Koha e zbatimit: 1 Qershor 2022 – 31 Dhjetor 2022

Qëllimi: promovimi tek të rinjtë i kulturës së kujtesës në krijimin e identitetit bashkëkohor europian.
Objektivat:
• Nxitja e dialogut mes aktivistëve rinorë kombëtarë dhe rajonalë rreth pasqyrimit të regjimeve të kaluara komuniste në Ballkanin Perëndimor (BB)
• Krijimi i hapësirës për dialog dhe reflektim përmes kulturës së kujtesës
• Njohja e rolit që luan BE sot në krijimin e një identiteti të përbashkët në Europë

Target grupi që ky projekt synon të arrijë janë të rinjtë e moshës 16-30 vjeç të cilët përzgjidhen nga universitetet bashkëpunëtore Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Elbasani, por sigurisht ne synojmë që nëpërmjet aktiviteteve tona të arrijmë të informojmë dhe ndërgjegjësojmë publikun e gjerë.

Aktivitetet

Lancimi zyrtar i projektit 1 Qershor 2022 ( ketu link)

Përzgjedhja e studentëve Qershor 2022

Seri aktivitetesh në disa qytete- Të rinjtë motor të ndryshimeve bazuar në kulturën e kujtesës (ketu video nga aktivitetet)

Qershor- korrik 2022

Shkoder (link)

Elbasan (link)

Durres (link) 

Tirana (link)

Peizazhi urban në Tiranë dhe kujtesa publike (Korrik 2022) (ketu link)

Workshopi i parë i studentëve: Identeti Europian dhe kultura e kujtesës ( ketu link nga workshopi)
19.09 2022

Workshopi  i dytë: Kujtesa kolektive dhe drejtësia tranzicionale ( ketu link nga workshopi)
21.10. 2022

Takimi ndërkombëtar i të rinjve europian: Kultura e kujtesës dhe Dialogu me të ardhmen ( ketu link)
19. 11. 2022