Takimi i rradhes per projektin “ Kultura e kujteses dhe e ardhmja Europiane e te rinjve Shqipetare” u zhvillua ne Elbasan

Takimi i rradhes per projektin “ Kultura e kujteses dhe e ardhmja Europiane e te rinjve Shqipetare” i zhvillua ne Elbasan me daten 22 Qershor 2022. Per te nxitur diskutimet mes studenteve ishin ftuar foleset Teuta Toska, pedagoge ne Universitetin e Elbasanit, Prof. nevila Xhindi- konsulente e projektit dhe mesuese Valbona Tefiku.
Debati u fokusua mbi tematikën e paraqitur ku të gjithë pjesmarrësit kishin këndvështrime individuale të cilat i argumentuan bazuar mbi studimet rreth kësaj teme , përvojave familjare , këndvështrimeve subjektive , analizës së shkaqeve dhe pasojave të komunizmit në vendin tonë dhe kryesisht mbi kulturën e pandëshkueshmlrisë e cila është rrënjosur thellësisht në vendin tonë dhe shfaqet si pengesë reale në zhvillimin e vendit dhe kompontent negativ në qasjen euro-atlantike që aspiron vendi ynë .
Disa nga diskutimet më specifike:
Alem Bedhia maturant në gjimnazin “Dhaskal Todri “në diskutimin e tij trajtoi arsyet e lindjes së komunizmit në Shqipëri , tiparet e tij në raport me vendet e tjera ku u instalua ky regjim politik .U ndal në statistika mbi numrin e të pushkatuarve , të burgosurve politikë , të internuarve dhe theksoi parimet e luftës së klasave e cila ishte doktrina mbi të cilën aplikohej dhuna dhe terrori .
Aulona Balliu maturante në gjimnazin ” Ahmet Dakli ” e ngriti diskutimin mbi barazinë e supozuar dhe ngritjes së një nomenklature e cila jatonte shumë ndryshe nga masa .Gjithashtu diskutoi mbi ideologjizmin e masave mbi të cilat praktikohej një propagandë e pashoqe.
Studetet në Universitetin” Aleksandër Xhuvani ” diskutuan mbi problematikën e arsimit dhe kukturës në këtë periudhë , shkollën thellësisht te ideologjizuar , dënimin e çdo mendimi të lirë , burgosjen e intelektualëve dhe vrasjen e tyre, skematizimit në kukturë dhe art, disidenca nuk mungoi , por ajo u godit pa mëshirë dhe çdo veprim a mendim i lirë dënohej rreptë.
Gjimnazisti Kleo Duka ngriti diskutimin e tij mbi përvoja pozitive të familjes së tij .Ai u mbështet në çështje të tilla si ; arsimi dhe shëndetësia falas , sigurimi i punësimit , barazia sociale ku të gjithë ndjeheshin njësoj , siguria e jetës , numri i ulët i vdhjedhjeve , vrasjeve etj. Strehimi falas dhe i sigurtë , ushqimet bio dhe të kontrolluara etj…
Pasi pedagogia Teuta Toska u foli për persekutimin e figurave më të ndritura patriotike të vendit tonë Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, gjimnazisti Frenki Vishocica shprehu revoltën se përse ata që bënë krime kundër njerëzimit mbetën të pandëshkuar qoftë dhe moralisht .Ai dha shembuj mbi mënyrën se si u vepsua në RDGj , Rumani , Poloni etj.
Porf. Xhindi diskutoi mbi pasojat e komunizmit në shoqërinë shqiptare pas viteve 90 . Ajo shpjegoi arsyet që penguan dekomunistizimin , hapjen e dosjeve dhe miratimin e ligjit të lustracionit.Këtu tema e debatit ishte më e nxehtë dhe më interesante ,pasi të rinjtë paragjykuan rolin e prindërve të tyre në këtë etapë dhe hodhën ide se si mund të ndryshonte mendësia e pandëshkueshmërisë ku sipas tyre i ka rrënjët pikërisht në këtë periudhë dhe lulëzon dhe sot e kësaj dite duke u bërë pengesë kryesore në reformat thelbësore për integrimin e vendit.
Gjimnazistja Virna Pasmaqi
theksoi mbi reformimin e tekste shkollore ku materiali shkencor mbi 45 vite të regjimit komunist është tejet i përciptë .Informacioni që u serviret të rinjve qoftë dhenë media është tepër sipërfaqsor.Mungojnë debatet publike dhe analizat profesionale mbi kltë temë .
Pjesemarresit diskutuan mbi pritshmëritë e Reformës në Drejtësi e cila mund të jetë pikënisja e një kulture tjetër , ku korrupsioni dhe pandëshkueshmëria të ulet dhe të rinjtë të ndërtojnë një shoqëri vërtetë demokratike , pacifiste , bazuar në parime të larta etike dhe morale Ato theksuan se nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen pa reflektuar thellësisht mbi të shkuarën.

Projekti “ Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve Shqiptarë” zbatohet nga Qendra per Studime të Krahasuara dhe Nderkombëtare” dhe  SCiDEV, dhe mbeshtetet nga “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (Tirana European Youth Capital 2022), qe do të zbatohet gjatë vitit 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
Ky titull i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital nga Forumi Rinor Evropian.
Comments for this post are closed.