CCIS dhe Helvetas nisin bashkëpunimin për forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri

Në kuadër të portofolit të saj për Qeverisje të Mirë, Qendra për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare (CCIS) ka nisur një bashkëpunim të ri me Helvetas Albania në kuadër të programit “Bashki të Forta”, për hartimin e tre kurrikulave trajnimi dhe zhvillimin e kapaciteteve të këshillave bashkiakë në 61 bashkitë e Shqipërisë.

Kjo nismë synon të forcojë qeverisjen vendore demokratike përmes politikëbërjes strategjike, buxhetimit të përgjegjshëm dhe monitorimit të performancës në nivel lokal. CCIS, në bashkëpunim me një grup ekspertësh kombëtarë, po udhëheq procesin e hartimit dhe validimit të kurrikulave përpara fazës së trajnimit.

Dje zhvilluam një takim shumë produktiv me përfaqësues të Agjencisë së Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, ASPA, si dhe disa kryetarë dhe anëtarë këshillash bashkiakë. Së bashku po ndërtojmë themelet për një kulturë vendimmarrjeje më të informuar, transparente dhe të përgjegjshme në qeverisjen vendore.

Tetori ishte muaji i statistikave!

Tetori ishte muaji i statistikave!
Të dhënat dhe statistikat janë bërë të bollshme në Shqipëri, por a u besohet dhe a përdoren ato?
Përmes një studimi nga Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (CCIS), ne përpiqemi të hedhim dritë mbi këtë.
“Ne duam të sigurohemi që të dhënat dhe statistikat të gjejnë rrugën drejt përmirësimit të politikave, llogaridhënies dhe në fund të fundit, drejt një qeverisjeje më të mirë” – Ambasadorja Zvicerane Ruth Huber.

“Thyerja e Barrierave”: Hapat e Radhës për Përfshirjen e të Rinjve që Nuk Dëgjojnë në Tiranë

Takim me gra që nuk dëgjojnë nga Tirana – Hapi tjetër drejt përfshirjes në tregun e punës

Në vijim të aktiviteteve të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, sot zhvilluam një takim pune në ambientet e ANAD me anëtarë të komunitetit të personave që nuk dëgjojnë nga Tirana

Qëllimi i këtij takimi ishte këshillimi i karrierës, informimi mbi procedurat e punësimit dhe identifikimi i nevojave dhe sfidave që ky komunitet has në aksesimin e shërbimeve publike dhe programeve të punësimit. Diskutimet ishin shumë të hapura dhe na ndihmuan të kuptojmë më mirë realitetin e përditshëm të të rinjve që nuk dëgjojnë, të cilët përballen shpesh me:

  • Mungesën e informacionit në gjuhën e shenjave për shërbimet publike.
  • Vështirësinë  në orientimin profesional dhe në përzgjedhjen e programeve të përshtatshme të punësimit.
  • Pengesa administrative gjatë regjistrimit në zyrat e punës apo në programe trajnuese.
  • Kufizime në aksesin në kurse formimi profesional dhe në përfshirjen aktive në tregun e punës.

Identifikimi i rasteve individuale dhe nevojave reale është një hap i rëndësishëm për t’i dhënë drejtim ndërhyrjeve tona në terren dhe për të ndërtuar zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme.

Deklaratë: Projekti “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës – EU4LMI” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP Albania, në partneritet me Zyrën Suedeze të Punësimit Publik dhe ADRF, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Gëzuar Ditën e Kombeve të Bashkuara!

Gëzuar Ditën e Kombeve të Bashkuara!

UNDP Albania si vlera e partneritetit për zhvillim dhe progres të qëndrueshëm! Për 34 vite me radhë, ka qenë një partner kyç në rrugëtimin e Shqipërisë

CCIS është krenarë të jemi bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim përmes bashkëpunimit me ANAD-SHKSHNJND dhe mbështetjen e UNDP Albania në zbatimin e projektit:

“Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri” – në kuadër të programit EU4LMI, financuar nga Bashkimi Evropian. Me këtë nismë ne fuqizojmë të rinjtë që nuk dëgjojnë për t’u përfshirë në tregun e punës dhe nxisim bashkëpunim ndërinstitucional për punësim gjithëpërfshirës.

CCIS beson në fuqinë e partneritetit për ndryshim dhe bashkëpunimi me UNDP është dëshmi e qartë se rezultatet e qëndrueshme arrihen vetëm me vizion, bashkëpunim dhe përkushtim afatgjatë.

 

“Thyerja e Barrierave”: takim me të rinjtë që nuk dëgjojnë në ANAD

Takim me gra që nuk dëgjojnë nga Kamza dhe Vora – Hapi tjetër drejt përfshirjes në tregun e punës

Në vijim të aktiviteteve të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, sot zhvilluam një takim pune në ambientet e ANAD me anëtarë të komunitetit të personave që nuk dëgjojnë nga Kamza dhe Vora.

Qëllimi i këtij takimi ishte këshillimi i karrierës, informimi mbi procedurat e punësimit dhe identifikimi i nevojave dhe sfidave që ky komunitet has në aksesimin e shërbimeve publike dhe programeve të punësimit. Diskutimet ishin shumë të hapura dhe na ndihmuan të kuptojmë më mirë realitetin e përditshëm të të rinjve që nuk dëgjojnë, të cilët përballen shpesh me:

  • Mungesë informacioni në gjuhën e shenjave
  • Vështirësi në orientim profesional
  • Pengesa në regjistrim dhe akses në shërbime
  • Kufizime në marrjen pjesë në programe punësimi dhe formimi profesional

Identifikimi i rasteve individuale dhe nevojave reale është një hap i rëndësishëm për t’i dhënë drejtim ndërhyrjeve tona në terren dhe për të ndërtuar zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme.

Vijojmë me angazhim takimet me komunitetin, institucionet dhe bizneset vendore, për të garantuar mundësi të barabarta punësimi dhe përfshirje sociale.

Deklaratë: Projekti “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës – EU4LMI” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP Albania, në partneritet me Zyrën Suedeze të Punësimit Publik dhe ADRF, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

World Statistics Day!

Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Statistikës
Sllogani i këtij viti:”Ndryshimi fillon me statistika cilësore dhe të dhëna të aksesueshme për të gjithë.”
Sot, së bashku me partnerë nga institucione publike, akademia, media, biznesi dhe shoqëria civile, CCIS iu bashkua aktivitetit të organizuar nga INSTAT për të vlerësuar rolin e statistikave si një mjet thelbësor për transparencë, zhvillim dhe qeverisje të mirë.

Në Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (CCIS), ne besojmë se statistikat nuk janë thjesht numra – ato tregojnë histori, zbulojnë tendenca dhe shpërndajnë njohuri që i shërbejnë qytetarëve dhe vendit.

Përmes projekteve tona, po kontribuojmë në:
✅ rritjen e besimit tek të dhënat zyrtare
✅ përdorimin e statistikave nga aktorët joqeveritarë – biznesi, media, shoqëria civile dhe universitetet
✅ promovimin e kulturës së të dhënave dhe vendimmarrjes të bazuar në evidenca

Sot ishte një ditë frymëzuese bashkëpunimi dhe reflektimi mbi arritjet dhe sfidat e Shqipërisë në ndërtimin e një peizazhi të besueshëm dhe të aksesueshëm statistikash.

“Thyerja e Barrierave”: takim me të rinjtë që nuk dëgjojnë në Shkodër

Shkodër, një ndalesë me shumë zemër

Sot u ndalëm në Shkodër, në takimin e radhës me komunitetin e personave që nuk dëgjojnë, bashkë me ekipin e ANAD dhe ekspertët e CCIS, në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri.” Mbështetur nga EU4LMI

Ky takim na tregoi se përfshirja fillon nga komunikimi, nga dëgjimi i nevojave, sfidave dhe historive të përditshme të të rinjve që nuk dëgjojnë.
Sfida e parë? Rregjistrimi në e-Albania dhe takimi me Zyrën Rajonale të Punësimit në Shkodër, një hap i vogël në letër, por me ndikim të madh në jetë.

Ne jemi krenarë që shohim këtë komunitet të angazhuar dhe të motivuar për të ndërtuar një të ardhme me më shumë mundësi, trajnim dhe punësim të denjë.

Në këtë rrugëtim sfidues, njerëzor dhe të bukur, çdo hap është një hap drejt përfshirjes së vërtetë.
Na ndiqni në ndalesat tona të radhës në Vorë dhe Kamëz

Deklaratë: Projekti BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD, Zyra Suedeze e Punësimit Publik dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

World Mental Health Day 2025!

 

Në kuadër të projektit Erasmus+ Capacity Building for Youth Y-O MODEL – A cross-regional predictive model for youth policy shaping, Youth Observers të CCIS kanë punuar mbi një paper mbi shëndetin mendor të të rinjve, duke hartuar policy recommendations për përmirësimin e mirëqenies emocionale të adoleshentëve.

Përmirësimi i shëndetit mendor të të rinjve kërkon një qasje të bashkërenduar midis institucioneve shtetërore, shkollave, komuniteteve dhe shoqërisë civile. Krijimi i mjediseve ku të rinjtë ndihen të dëgjuar, të mbështetur dhe të përfshirë është thelbësor për mirëqenien e tyre emocionale.

Sot, në World Mental Health Day, nënvizojmë rëndësinë e politikave që dëgjojnë zërin e të rinjve dhe forcojnë sistemet e mbështetjes për ta. Le ta kthejmë kujdesin për shëndetin mendor në prioritet çdo ditë, jo vetëm sot✨

COST Action CoREx WG1 Meeting Held in Tirana: Advancing Research on Executive Governance

The Working Group 1 meeting of COST Action CA22150 – CoREx was held in Tirana on 29–30 September 2025 at Europe House, with CCIS serving as the local organizer. The CoREx Action brings together a distinguished network of scholars from across Europe to examine the relationships among executive politicians, top civil servants, and ministerial advisers—collectively known as the executive triangle.

The interactions within this triangle play a decisive role in shaping policymaking processes and broader democratic governance. Through this Action, researchers are developing comparative datasets and analytical frameworks to better understand how these dynamics evolve, particularly in contexts of increasing political polarization.

The Tirana meeting convened approximately 25 researchers from more than 15 European countries, providing a productive setting for sharing empirical findings, discussing methodological approaches, and advancing the work of Working Group 1.

 

“Thyerja e Barrierave”: takim me institucionet dhe bizneset për punësim gjithëpërfshirës

Në kuadër të aktiviteteve të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, ANAD-SHKSHNJND dhe CCIS organizuan një diskutim të rëndësishëm me fillimin edhe të Javës Ndërkombëtare të Personave që Nuk Dëgjojnë.

Ky takim solli në një tryezë të vetme aktorët kryesorë institucionalë dhe ekonomikë: Zyrën Rajonale të Punësimit, Bashkinë Tiranë, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), Dhomën e Tregtisë, përfaqësues të organizatave të SHC që punojnë me komunitetet në nevojë, si dhe përfaqësues të projektit #EU4LMI nga UNDP Albania. Pjesë e këtij diskutimi ishin edhe vetë të rinjtë që nuk dëgjojnë, anëtarë të degës së ANAD në Tiranë, duke e bërë dialogun gjithëpërfshirës dhe me vlerë të dyanshme.

Diskutimet sollën në vëmendje nevojën për bashkëveprim të fortë ndër-institucional dhe ndër-sektorial, duke përfshirë jo vetëm institucionet publike, por edhe sektorin privat, si bizneset dhe dhomat e tregtisë. Vetëm përmes partneritetit të qëndrueshëm dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të komunitetit, mund të sigurohet punësim i denjë dhe i barabartë për të rinjtë që nuk dëgjojnë, duke forcuar aksesin e tyre në tregun e punës dhe duke ulur barrierat e ekzistueshme.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një modeli gjithëpërfshirës të bashkëpunimit, i cili promovon jo vetëm mundësitë për punësim, por edhe rrit ndërgjegjësimin për potencialin dhe të drejtat e personave që nuk dëgjojnë në Shqipëri. ✨
Deklaratë: BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD, Zyra Suedeze e Punësimit Publik dhe ADRF në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.