EU4LMI | Dialog ndërinstitucional për promovimin e punësimit gjithëpërfshirës të personave që nuk dëgjojnë

EU4LMI | Dialog ndërinstitucional për promovimin e punësimit gjithëpërfshirës të personave që nuk dëgjojnë

Në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) dhe Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS) organizuan një tryezë dialogu me rastin e Javës Ndërkombëtare të Personave që Nuk Dëgjojnë, me synim forcimin e bashkëpunimit institucional për promovimin e punësimit gjithëpërfshirës.

Takimi mblodhi përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), Zyrës Rajonale të Punësimit, Bashkisë Tiranë, Dhomës së Tregtisë, organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësues të programit BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI) nga PNUD (UNDP). Një rol qendror në diskutim patën edhe të rinjtë që nuk dëgjojnë, anëtarë të degës së ANAD në Tiranë, të cilët ndanë përvojat dhe sfidat e tyre në aksesimin e tregut të punës dhe shërbimeve publike.

Diskutimet theksuan rëndësinë e një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe organizatave të shoqërisë civile për krijimin e mundësive të barabarta për punësim. Pjesëmarrësit nënvizuan nevojën për masa konkrete që përmirësojnë aksesin në shërbimet e punësimit, rrisin ndërgjegjësimin e punëdhënësve dhe promovojnë një treg pune më gjithëpërfshirës për personat që nuk dëgjojnë.

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një modeli të qëndrueshëm bashkëpunimi, që mbështet përfshirjen ekonomike dhe sociale të personave që nuk dëgjojnë, duke kontribuar në respektimin e të drejtave të tyre dhe në krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrje në jetën ekonomike dhe shoqërore.


Disclaimer

Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, zbatuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në partneritet me Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS), me mbështetjen e BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), një program i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD (UNDP), Shërbimi Publik i Punësimit i Suedisë (Swedish Public Employment Service) dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, PNUD-së apo partnerëve zbatues.

Share this post :

Related Research & Publications