Në kuadër të projektit “Fostering Trust and Utilization in Albania’s Data Landscape (STATEALB)”, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS) po kontribuon në forcimin e kulturës së përdorimit të statistikave zyrtare dhe të dhënave si bazë për politikëbërje të informuar dhe vendimmarrje të bazuar në evidencë.
Megjithëse disponueshmëria e të dhënave statistikore në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, sfida mbetet ndërtimi i besimit dhe promovimi i përdorimit të tyre nga institucionet, akademia, media, bizneset dhe shoqëria civile. Përmes këtij projekti, CCIS analizon perceptimet dhe praktikat e përdoruesve të statistikave, duke identifikuar faktorët që ndikojnë në besimin dhe shfrytëzimin efektiv të të dhënave në proceset e vendimmarrjes.
Siç u theksua edhe nga Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Shkëlqesia e Saj Ruth Huber:
“Ne duam të sigurohemi që të dhënat dhe statistikat të gjejnë rrugën drejt përmirësimit të politikave, llogaridhënies dhe, në fund të fundit, drejt një qeverisjeje më të mirë.”
Nisma synon të forcojë dialogun ndërmjet prodhuesve dhe përdoruesve të statistikave, të rrisë besimin në statistikat zyrtare dhe të mbështesë zhvillimin e politikave publike të bazuara në evidencë, në përputhje me prioritetet e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim evropian.
Disclaimer
Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Fostering Trust and Utilization in Albania’s Data Landscape (STATEALB)”, zbatuar nga Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS) me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ambasadës së Zvicrës apo të Qeverisë Zvicerane.








