Në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS) dhe Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) zhvilluan një takim pune me anëtarë të komunitetit të personave që nuk dëgjojnë në Shkodër, me fokus identifikimin e nevojave dhe mbështetjen e tyre drejt integrimit në tregun e punës.
Takimi krijoi një hapësirë dialogu për të diskutuar sfidat që komuniteti has në aksesimin e shërbimeve publike, orientimin profesional dhe mundësitë e punësimit. Një nga temat kryesore ishte mbështetja për regjistrimin në e-Albania dhe lehtësimi i aksesit në shërbimet e Zyrës Rajonale të Punësimit, si hapa të rëndësishëm për përfitimin nga programet aktive të punësimit dhe shërbimet publike.
Diskutimet evidentuan rëndësinë e ofrimit të shërbimeve të aksesueshme dhe të përshtatura me nevojat e personave që nuk dëgjojnë, si dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit për të krijuar mundësi më të barabarta për punësim dhe përfshirje sociale.
CCIS dhe ANAD do të vijojnë organizimin e takimeve me komunitetet vendore dhe bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse në qytete të ndryshme të vendit, me synim promovimin e një tregu pune më gjithëpërfshirës dhe më të aksesueshëm për personat që nuk dëgjojnë.
Disclaimer
Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, zbatuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në partneritet me Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS), me mbështetjen e BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), një program i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD (UNDP), Shërbimi Publik i Punësimit i Suedisë (Swedish Public Employment Service) dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, PNUD-së apo partnerëve zbatues.
#CCIS #ANAD #EU4LMI #PunesimGjitheperfshires #DisabilityInclusion #EmploymentServices #SocialInclusion #EqualOpportunities #Shkoder #EUProjects



