Me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS) vlerëson rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe partneriteteve ndërkombëtare në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, përfshirjes sociale dhe mundësive të barabarta. Për më shumë se tre dekada, UNDP Albania ka qenë një partner i rëndësishëm në mbështetje të reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri, duke kontribuar në forcimin e institucioneve, qeverisjes demokratike dhe përfshirjes sociale.
Në këtë kuadër, CCIS, në partneritet me Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD), po zbaton projektin “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, në kuadër të programit BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI). Nisma synon të mbështesë fuqizimin ekonomik të të rinjve që nuk dëgjojnë, të përmirësojë aksesin e tyre në tregun e punës dhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve përgjegjëse për punësimin gjithëpërfshirës.
CCIS mbetet i përkushtuar për të ndërtuar partneritete që gjenerojnë ndikim afatgjatë dhe kontribuojnë në avancimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke promovuar politika dhe praktika që garantojnë një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.
Disclaimer
Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, zbatuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në partneritet me Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS), me mbështetjen e BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), një program i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD (UNDP), Shërbimi Publik i Punësimit i Suedisë (Swedish Public Employment Service) dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, PNUD-së apo partnerëve zbatues.
#CCIS #UNDay #UnitedNations #UNDP #EU4LMI #InclusiveEmployment #PartnershipsForDevelopment #SustainableDevelopment #SocialInclusion #EUProjects



