EU4LMI | Konsultim Vendor në Kamëz për Punësimin Gjithëpërfshirës të të Rinjve që Nuk Dëgjojnë

EU4LMI | Konsultim Vendor në Kamëz për Punësimin Gjithëpërfshirës të të Rinjve që Nuk Dëgjojnë

Në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS) zhvilloi një takim konsultues në Kamëz, me pjesëmarrjen e anëtarëve të komunitetit që nuk dëgjon, përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe aktorëve të tjerë të interesit.

Kamza përfaqëson një nga bashkitë me një numër të konsiderueshëm të personave që nuk dëgjojnë, duke e bërë këtë proces konsultimi një hap të rëndësishëm në identifikimin e nevojave reale dhe hartimin e Planeve Vendore të Punësimit të bazuara në evidencë.

Diskutimet u fokusuan në sfidat që komuniteti has në aksesin në tregun e punës, përfshirë barrierat në komunikim, mundësitë e kufizuara për punësim, nevojën për masa mbështetëse më efektive dhe forcimin e politikave vendore për promovimin e punësimit gjithëpërfshirës.

Rekomandimet e paraqitura nga pjesëmarrësit do të kontribuojnë në hartimin e planeve të punësimit që synojnë krijimin e mekanizmave më efektivë për rritjen e aksesit në punësim dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe komunitetit.

Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Bashkisë Kamëz, të cilët riafirmuan angazhimin për bashkëpunim institucional në mbështetje të politikave që promovojnë përfshirjen sociale dhe ekonomike të personave me aftësi të kufizuara.


Disclaimer

Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, zbatuar nga ANAD në partneritet me Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS), me mbështetjen e BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), një program i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD (UNDP), Shërbimi Publik i Punësimit i Suedisë (Swedish Public Employment Service) dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, PNUD-së apo partnerëve zbatues.

#CCIS #EU4LMI #InclusiveEmployment #DisabilityInclusion #LocalGovernance #EmploymentPolicies #Kamza #SocialInclusion #EvidenceBasedPolicy #EUProjects

Related Research & Publications