Training of Trainers për Kurrikulën mbi Shërbimet Publike dhe Mbikëqyrjen nga Këshillat Bashkiakë
Më 26–27 mars 2026, ekspertët e Qendrës për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (CCIS) zhvilluan Training of Trainers (ToT) për kurrikulën nr. 3 me temë: “Politikat, instrumentet (entet/ndërmarrjet) për shërbimet publike dhe mbikëqyrja nga këshilli e performancës dhe e kontratave për shërbimet publike, si dhe menaxhimi i aseteve për ofrimin e tyre.”
Ky trajnim është pjesë e përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve të këshillave bashkiakë në Shqipëri, duke u fokusuar në rolin e tyre në politikëbërje, përdorimin e instrumenteve ligjore dhe mbikëqyrjen efektive të performancës së shërbimeve publike dhe kontratave me të tretët.
Trajnimi u zhvillua në kuadër të Akademisë së Trajnimeve për Qeverisjen Vendore (TALGA) dhe projektit “Bashki të Forta”, financuar nga SDC dhe Qeveria e Suedisë, dhe zbatuar nga Helvetas, në bashkëpunim me ASPA, AMVV dhe Shoqatën Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë.
Kurrikula është hartuar nga CCIS, ndërsa ToT u realizua me kontributin e ekspertëve Nevila Xhindi, Dhurata Çupi dhe Olta Qejvani, me mbështetjen e Artan Rroji.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte përgatitja e një rrjeti trajnerësh kombëtarë, të cilët do të vijojnë të zhvillojnë trajnime për këshillat bashkiakë në të gjithë vendin, në kuadër të TALGA.
Disclaimer: Me mbështetjen e Helvetas International Cooperation Albania në kuadër të projektit “Bashki të Forta” për Contract-no: C- 032/2025 /Project no: 1401.04.3.0 “Technical Assistance for Supporting the Development of three Training Curricula for the Municipal Councils in Albania”
















