
Nga ToT te pilotimi: një hap i ri për fuqizimin e këshillave bashkiake në Shqipëri!
Pas një pune intensive dhe të përkushtuar për hartimin dhe zhvillimin e kurrikulës së trajnimit “Roli i Këshillave Bashkiake në Politikëbërjen Strategjike, Planifikimin dhe Monitorimin Vendor”, ekipi i #CCIS ka nisur fazën e pilotimit të saj me anëtarët e këshillave bashkiake, pas përfundimit të suksesshëm të procesit të Trajnimit të Trajnerëve (ToT).








