EU4LMI | Trajnim dhe Këshillim për Punësimin e të Rinjve që Nuk Dëgjojnë

EU4LMI | Trajnim dhe Këshillim për Punësimin e të Rinjve që Nuk Dëgjojnë

Në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS) dhe Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) zhvilluan një sesion trajnimi dhe këshillimi me të rinj nga Tirana, Kamza dhe Vora, me fokus fuqizimin e tyre për një pjesëmarrje më të suksesshme në tregun e punës.

Gjatë aktivitetit, ekspertët e CCIS për këshillimin në karrierë dhe punësim, në bashkëpunim me ekipin e ANAD, diskutuan me pjesëmarrësit mbi sfidat që has komuniteti i personave që nuk dëgjojnë në aksesin në punësim, zhvillimin e aftësive të kërkuara nga tregu i punës, rëndësinë e përfshirjes sociale dhe përdorimin e shërbimeve digjitale publike, përfshirë platformën e-Albania.

Diskutimet u fokusuan gjithashtu në identifikimin e zgjidhjeve konkrete për përmirësimin e mundësive të punësimit, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve kombëtare, pushtetit vendor dhe organizatave të shoqërisë civile për krijimin e një tregu pune më gjithëpërfshirës.

Projekti synon të mbështesë punësimin e personave që nuk dëgjojnë në bashkitë Tiranë, Vorë, Kamëz dhe Shkodër, duke kontribuar në forcimin e mekanizmave vendorë për përfshirje sociale dhe ekonomike.


Disclaimer

Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, zbatuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në partneritet me Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS), me mbështetjen e BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), një program i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD (UNDP), Shërbimi Publik i Punësimit i Suedisë (Swedish Public Employment Service) dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, PNUD-së apo partnerëve zbatues.

#CCIS #ANAD #EU4LMI #InclusiveEmployment #CareerGuidance #DisabilityInclusion #DigitalInclusion #SocialInclusion #EmploymentPolicies #EUProjects

Share this post :

Related Research & Publications