Takimi i pare publik “Nga Fjala tek Veprimi-aktivizëm rinor përmes inovacionit dhe krijimtarisë”/Shkodër

U zhvillua takimi i parë publik në qendrën Arka në qytetin e Shkodrës nga SCiDEV së bashku me partnerët ESN dhe CCIS në kuadër të implementimit të Fushatës “Nga Fjala tek Veprimi-aktivizëm rinor përmes inovacionit dhe krijimtarisë” e mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë e cila këtë vit do të përfshijë 12 studentë debatues të Debatit Universitar për të kryer nisma konkrete të tyre që do të përfitojnë financim për realizimin e tyre. Pjesë e panelit qenë Prof.Asoc.Nevila Xhindi pedagoge pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Dr.Brikenë Dionisi pedagoge në universitetin Luigj Gurakuqi,Eltjana Shkreli themeluese e Go2 Albania dhe Dr.Erida Curraj mentore e Fushatës nga Fjala tek Veprimi SCiDEV.

Aktiviteti u moderua nga Profesoreshë Nevila Xhindi e cila hapi takimin me fjalimin e mirëseardhjes dhe prezantoi Fushatën “Nga Fjala tek Veprimi-aktivizëm rinor përmes inovacionit dhe krijimtarisë”për studentët dhe të ftuarit duke u bërë me dije rreth saj dhe rëndësisë që ka ajo për të rinjtë.Fushata këtë vit do të shtrijë aktivitetin në 3 qytete të vendit duke përfshirë njjë shpërndarje të gjerë gjeografike duke përfshirë qytetet e Tiranës,Shkodrës dhe Korçës. Pas nisjes së moderimit fjala ju dha Profesoreshë Dionisit e cila në fjalën e saj theksoi se aktivitete të tilla stimulojnë së pari mendimin kritik dhe përmirësojnë edhe aftësitë komunikuese të studentëve dhe inkurajoi studentët shkodranë të bëhen pjesë dhe të aplikojnë me idetë e tyre si në këtë aktivitet ashtu edhe në debatin universitar.

Qyeti i Shkodrës duke qenë edhe më i madhi në veriun e Shqipërisë është shtëpia e shumë organizatave dhe nismave të marra nga të rinjtë dhe ky panel pati kënaqësinë të kishte në përbërjen e tij edhe Znj.Eltjana Shkreli themeluese e Go2 e cila në fjalën e saj dha shembullin e saj personal duke treguar peripecitë e nisjes së organizatës Go2 dhe u dha këshilla mjaft të vlefshme studentëve duke patur një bashkëbisedim me ta dhe duke përmendur edhe shembuj të tjerë të suksesshëm të rajonit veriperëndimor të vendit të cilat kanë filluar si nisma të thjeshta në fazën fillestare ndërsa sot janë të njohura edhe ndërkombëtarisht. Znj.Shkreli inkurajoi të rinjtë të jenë aktivë dhe se mënyra më e mirë për të dashur vendin është të punosh për të.

Pas fjalës së Znj.Shkreli,Dr.Erida Curraj mentore e Fushatës “Nga Fjala tek Veprimi” për Edicionin e kaluar dha inputet dhe ndau eksperiencën e saj me studentët që ishin pjesë e fushatës vjet. Ajo theksoi se kjo Fushatë nuk do tu sjellë studnetëve vetëm realizimin e nismave të tyre, por do ti aftësojë ata me shumë vetëbesim dhe një rrjet të ri të njohurish dhe eksperiencash.

Pas mbajtjes së fjalës nga panelistët pati diskutime dhe pyetje nga studentët pjesëmarrës të debatit të cilët vinin nga fusha të ndryshme studimi të shkencave humane, ekonomisë dhe turizmit.Ata u shprehën se janë tejet të lumtur që ky program përfshin edhe qytetin e tyre dhe u interesuan rreth fushave ku ata mund të inkorporojnë idetë e tyre dhe cilat mund të jenë disa nga format si ata mund ti realizojnë. Ata shprehën interesin dhe madje sugjeruan edhe nisma në pjesët suburbane dhe rurale të qarkut të Shkodrës. Pas këtyre diskutimeve paneli këshilloi studentët që nismat e tyre të jenë sa më inovative dhe krijuese në mënyrë që të kënë impakt maksimal dhe të jenë ndryshe nga nismat që të rinjtë zakonisht ndërmarrin dhe bënë me dije studentët rreth detajeve të aplikimit. Takimi u përmbyll me dëshirën dhe përshtypjet tejet pozitive të panelistëve dhe studentëve rreth fushatës dhe premtimit se do të shihen shumë shpejt për mentorimin dhe realizimin e nismave të cilat priten me shumë interes.

 

Comments for this post are closed.