CCIS mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit “Breaking Barriers: Empowering Deaf Youth for Inclusive Employment in Albania”, një iniciativë që synoi të promovojë punësimin gjithëpërfshirës dhe fuqizimin e të rinjve që nuk dëgjojnë në Shqipëri.
Si partner zbatues i projektit, CCIS kontribuoi në hartimin e metodologjisë së punës, koordinimin institucional, këshillimin për karrierë, mentorimin e përfituesve, zhvillimin e intervistave cilësore, hartimin e Planeve Lokale të Punësimit, si dhe në monitorimin dhe vlerësimin e rezultateve.
Gjatë zbatimit të projektit u mbështetën 100 të rinj, u zhvilluan trajnime dhe sesione këshillimi për karrierë, u forcua bashkëpunimi me bashkitë, AKPA-n, bizneset dhe organizatat partnere, duke krijuar një model bashkëpunimi për nxitjen e punësimit dhe përfshirjes sociale të personave që nuk dëgjojnë.
CCIS falënderon ANAD, partnerët institucionalë, bashkitë, bizneset, ekspertët dhe komunitetin e personave që nuk dëgjojnë për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në këtë iniciativë.
Disclaimer
Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Breaking Barriers: Empowering Deaf Youth for Inclusive Employment in Albania”, zbatuar nga ANAD në partneritet me CCIS, me mbështetjen e EU4LMI, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP Albania. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ANAD dhe CCIS dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të UNDP Albania.








