Filloi zbatimi i trajnimeve dhe këshillimit për gratë dhe vajzat sipërmarrëse në Elbasan

Sot Qendra “Mesdheu” e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Qendra për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombetare filluan zbatimin e njërit nga komponentët e projektit IPA CBC Maqedoni- Shqipëri ” Projekti i zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla të grave në zonat ndërkufitare”. Projekti drejtohet nga Center for Change Mangement në Shkup.
Qendra Mesdheu dhe stafi i saj profesionist gjatë zbatimit të projektit kanë përgjegjësinë e trainimit të 50 grave e vajzave që duan të fillojnë një biznes dhe 25 gra e vajza të tjeta që tashmë kanë një biznes e duan ta zhvillojnë më tej atë.
Profesorët e UMSH- ekspert të zhvillimit të start-up dhe re-startup, përzgjatë një viti do ti këshillojnë, ti mentorojnë gratë e vajzat në qytetin e Elbasanit deri në realizimin me sukses të biznes planeve me qëllim regjistrimin e biznesit dhe zhvillimin e planeve të investimit.
Fillon kështu  një projekt i rëndësishëm në ndihmë të nismave sipërmarrëse të grave e vajzave në Elbasan për ti fuqizuar ato, …dhe jo vetëm ekonomikisht, por realizimi i një marrëdhënie të qëndrueshme e Universitetit dhe Biznesit, që ushqehet e rritet si model zhvillimi për brezat e studentëve që studiojnë çdo ditë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.
Comments for this post are closed.