Në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS) dhe Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) vijuan procesin e konsultimeve vendore me komunitetin e personave që nuk dëgjojnë, kësaj here në Vorë.
Takimi u fokusua në identifikimin e sfidave që has komuniteti në aksesin në tregun e punës, përfshirë stigmatizimin, barrierat në komunikim, mundësitë e kufizuara për punësim në nivel vendor dhe vështirësitë e transportit drejt zonave ku ofrohen më shumë mundësi punësimi. Diskutimet kontribuan në evidentimin e prioriteteve që duhet të adresohen përmes politikave dhe masave vendore të punësimit.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Shërbimit Social të Bashkisë Vorë dhe të Qendrës Multidisiplinare Vorë, të cilët riafirmuan gatishmërinë për të bashkëpunuar në promovimin e përfshirjes sociale dhe ekonomike të personave që nuk dëgjojnë.
Gjetjet dhe rekomandimet e mbledhura gjatë këtij procesi konsultues do të shërbejnë si bazë për hartimin e Planeve Vendore të Punësimit, të orientuara drejt nevojave konkrete të komunitetit dhe forcimit të mekanizmave për një treg pune më gjithëpërfshirës.
Disclaimer
Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, zbatuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në partneritet me Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS), me mbështetjen e BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), një program i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD (UNDP), Shërbimi Publik i Punësimit i Suedisë (Swedish Public Employment Service) dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, PNUD-së apo partnerëve zbatues.
#CCIS #ANAD #EU4LMI #InclusiveEmployment #DisabilityInclusion #LocalGovernance #EmploymentPolicies #SocialInclusion #EvidenceBasedPolicy #EUProjects




