Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS), në partneritet me Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD), ka nisur procesin e konsultimeve me komunitetin e personave që nuk dëgjojnë për hartimin e Planeve Vendore të Punësimit, në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”.
Konsultimet e para u zhvilluan në Tiranë, me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave punëkërkuese nga komuniteti që nuk dëgjon. Takimet krijuan një hapësirë dialogu për identifikimin e sfidave, nevojave dhe pritshmërive të tyre në lidhje me aksesin në tregun e punës dhe shërbimet e punësimit.
Paralelisht me konsultimet në grup, po zhvillohen edhe intervista individuale me anëtarë të komunitetit dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, me qëllim mbledhjen e evidencave dhe hartimin e ndërhyrjeve të bazuara në nevoja reale, që mbështesin punësimin gjithëpërfshirës në nivel vendor.
Procesi i konsultimeve do të vijojë në bashki të tjera, duke përfshirë Bashkinë Vorë, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse që synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit, institucioneve vendore dhe aktorëve të tjerë të interesit.
Disclaimer
Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, zbatuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në partneritet me Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS), me mbështetjen e BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), një program i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD (UNDP), Shërbimi Publik i Punësimit i Suedisë (Swedish Public Employment Service) dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, PNUD-së apo partnerëve zbatues.
#CCIS #ANAD #EU4LMI #InclusiveEmployment #DisabilityInclusion #EmploymentPolicies #LocalGovernance #SocialInclusion #EvidenceBasedPolicy #EUProjects




