Nga ToT te pilotimi: një hap i ri për fuqizimin e këshillave bashkiake në Shqipëri!
Pas një pune intensive dhe të përkushtuar për hartimin dhe zhvillimin e kurrikulës së trajnimit “Roli i Këshillave Bashkiake në Politikëbërjen Strategjike, Planifikimin dhe Monitorimin Vendor”, ekipi i CCIS ka nisur fazën e pilotimit të saj me anëtarët e këshillave bashkiake, pas përfundimit të suksesshëm të procesit të Trajnimit të Trajnerëve (ToT).
Ky moment përfaqëson një hap të rëndësishëm për TALGA (Akademia për Vetqeverisjen Vendore) në forcimin e kapaciteteve të këshillave bashkiake për të ushtruar në mënyrë më efektive rolin e tyre në planifikimin strategjik, buxhetimin, monitorimin dhe vendimmarrjen e bazuar në evidencë. Një falënderim i veçantë shkon për Lorena Totoni dhe Lindita Oshafi, për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhur në zhvillimin dhe pilotimin e kësaj kurrikule.
Ky proces do të pasohet në javët në vijim nga trajnimet kombëtare me këshillat bashkiake në të gjithë Shqipërinë, duke kontribuar në ndërtimin e një qeverisjeje vendore më të fortë, më transparente dhe më pranë qytetarëve.
Kjo iniciativë zhvillohet në kuadër të programit Bashki të Forta (BtF), zbatuar nga Helvetas, me mbështetjen financiare të Switzerland dhe Sweden, të cilat vijojnë të mbështesin forcimin e demokracisë vendore dhe zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve lokale në Shqipëri.



