Më 23–24 nëntor, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS), në partneritet me Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD), zhvilloi dy ditë trajnimi dhe këshillimi në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”.
Rreth 40 pjesëmarrës nga komuniteti i personave që nuk dëgjojnë në Qarkun Tiranë morën pjesë në sesione të dedikuara mbi këshillimin në karrierë, zhvillimin e aftësive për punësim dhe përgatitjen për tregun e punës, të udhëhequra nga ekspertët e CCIS dhe përfaqësuesit e ANAD.
Gjatë trajnimeve u diskutuan sfidat që komuniteti has në aksesin në punësim, u identifikuan nevojat prioritare dhe u shqyrtuan zgjidhje konkrete për forcimin e përfshirjes në tregun e punës, në bashkëpunim me institucionet publike në nivel qendror dhe vendor.
Projekti synon të mbështesë krijimin e mekanizmave më gjithëpërfshirës për punësimin e personave që nuk dëgjojnë në bashkitë Tiranë, Vorë, Kamëz dhe Shkodër, duke promovuar barazinë e mundësive dhe përfshirjen sociale përmes bashkëpunimit institucional.
Disclaimer
Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, zbatuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në partneritet me Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS), me mbështetjen e BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), një program i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD (UNDP), Shërbimi Publik i Punësimit i Suedisë (Swedish Public Employment Service) dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, PNUD-së apo partnerëve zbatues.
#CCIS #ANAD #EU4LMI #InclusiveEmployment #CareerGuidance #DisabilityInclusion #EmploymentPolicies #SocialInclusion #CapacityBuilding #EUProjects