EU4LMI | Këshillim për Karrierën dhe Mbështetje për Gratë që Nuk Dëgjojnë drejt Punësimit Gjithëpërfshirës

EU4LMI | Këshillim për Karrierën dhe Mbështetje për Gratë që Nuk Dëgjojnë drejt Punësimit Gjithëpërfshirës

Në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS) dhe Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) zhvilluan një takim pune me gra që nuk dëgjojnë nga Tirana, me fokus këshillimin për karrierën dhe promovimin e mundësive për punësim gjithëpërfshirës.

Takimi kishte si objektiv informimin mbi procedurat e punësimit, identifikimin e nevojave individuale dhe diskutimin e sfidave që personat që nuk dëgjojnë hasin në aksesimin e shërbimeve publike dhe programeve të punësimit. Përmes një dialogu të hapur me pjesëmarrëset, u evidentuan pengesat kryesore që vazhdojnë të kufizojnë pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës.

Ndër sfidat më të rëndësishme të identifikuara ishin mungesa e informacionit të aksesueshëm në gjuhën e shenjave, vështirësitë në orientimin profesional, pengesat administrative gjatë regjistrimit në shërbimet e punësimit dhe aksesi i kufizuar në programet e formimit profesional. Gjetjet e këtij takimi do të shërbejnë për orientimin e ndërhyrjeve të projektit dhe për hartimin e rekomandimeve që synojnë përmirësimin e aksesit në shërbime dhe krijimin e mundësive më të barabarta për punësim.

Konsultime të tilla përbëjnë një element të rëndësishëm të qasjes së projektit, duke siguruar që ndërhyrjet të bazohen në nevojat reale të komunitetit dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një tregu pune më gjithëpërfshirës dhe më të aksesueshëm për personat që nuk dëgjojnë.


Disclaimer

Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, zbatuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në partneritet me Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS), me mbështetjen e BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), një program i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD (UNDP), Shërbimi Publik i Punësimit i Suedisë (Swedish Public Employment Service) dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, PNUD-së apo partnerëve zbatues.

#CCIS #ANAD #EU4LMI #PunesimGjitheperfshires #DisabilityInclusion #CareerGuidance #EqualOpportunities #SocialInclusion #EmploymentPolicies #EUProjects

 
 
 

Share this post :

Related Research & Publications