EU4LMI | Forcimi i Bashkëpunimit Institucional për Punësimin Gjithëpërfshirës të Personave që Nuk Dëgjojnë

EU4LMI | Forcimi i Bashkëpunimit Institucional për Punësimin Gjithëpërfshirës të Personave që Nuk Dëgjojnë

Në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS) dhe Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) vijuan takimet institucionale me përfaqësues të pushtetit vendor për të forcuar bashkëpunimin në mbështetje të punësimit gjithëpërfshirës.

Gjatë kësaj jave u zhvilluan takime me drejtuesit dhe stafet e Drejtorive të Çështjeve Sociale të Bashkive Vorë dhe Kamëz, ku u diskutuan sfidat, mundësitë dhe masat konkrete për identifikimin, zhvillimin e aftësive dhe integrimin në tregun e punës të të rinjve që nuk dëgjojnë.

Takimet riafirmuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në hartimin dhe zbatimin e politikave vendore që promovojnë mundësi të barabarta, akses në shërbime dhe përfshirje të qëndrueshme në punësim për personat me aftësi të kufizuara.

CCIS dhe ANAD vlerësojnë angazhimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim të institucioneve vendore, të cilat luajnë një rol kyç në krijimin e mekanizmave efektivë për një treg pune më gjithëpërfshirës dhe më të aksesueshëm.


Disclaimer

Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, zbatuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në partneritet me Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS), me mbështetjen e BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), një program i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD (UNDP), Shërbimi Publik i Punësimit i Suedisë (Swedish Public Employment Service) dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, PNUD-së apo partnerëve zbatues.

#CCIS #ANAD #EU4LMI #InclusiveEmployment #DisabilityInclusion #InstitutionalCooperation #LocalGovernance #EmploymentPolicies #SocialInclusion #EUProjects

Share this post :

Related Research & Publications