Projekti KUERS-TEYC – me te rinjte ne Durres
Në kuadër të projektit me temë “Kultura e Kujtesës dhe e Ardhmja Europiane e të Rinjve Shqiptarë” – KUERS, mbeshtetur nga KRK dhe Bashkia Tirane – TEYC, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare në datën 16 Qershor 2022, në qytetin e Durrësit organizoi një aktivitet lokal. Organizatore e këtij aktiviteti ishte Dr. Silvana Gashi në cilësinë e kordinatorit rajonal. Në takim morën pjesë 15 të rinj Durrsakë , studente të Universitetit “Aleksandër Moisiu”,Durrës. Ata i përkisnin Fakultetit të Biznesit, Juridik, Shkencave Politike.
Te ftuar për të referuar rreth kësaj teme ishin, Drejtor i Muzeut Kombetar, Dr.Dorian Koci, Prof. Nevila Xhindi- konsulente e projektit dhe znj. Malvina Xhabafti, pedagoge e re ne Universitetin e Tiranes.
Çfarë është më mirë për një vend si Shqipëria e cila është pjesë e Europes dhe ka përjetuar një nga diktaturat komuniste më të egra .
Të kujtojmë,,,,,,,,,apo të harrojmë të shkuarën ?
Duke u nisur nga kjo pyetje Dr.Dorian Koci bëri një përmbledhje të periudhës komuniste ku pothuajse të gjithë studentët nuk kishin të jetuar atë. Ai solli në vëmendje e ndaloi në fakte interesante, kyce, të cilat kishin dhe shumë dhimbje brenda. Kjo gjë nxiti diskutimin me tej mes studentëve dhe të ftuarve cilët u përfshinë në debat e diskutime. Sollën fakte nga jeta në diktaturë e prindërve, gjyshërve të tyre të dëgjuar dhe e shpjeguar nga ata vete .
U përmëndën gjatë referimit fjalë si “internim”, ‘”pushkatim”, “libra të ndaluar”, “modë e huaj”, etj.
Gjatë gjithë takimit të rinjtë kishin tendencë që diskutimin e tyre ta bënin në mënyrë krahasuese, të jetuarit në komunizëm, jeta post periudhës komuniste , të jetuarit në ditët e sotme duke nxjerrë “të mirat”, “të këqijat” e kohëve. Interes krahasimi në shumë aspekte I Shqipërise komuniste me vendet e tjera si motra të së njëjtës periudhë.
I gjithë qëllimi i këtij takimi ishte promovimi tek të rinjtë i kulturës së kujtesës në krijimin e identitetit tonë si individ, shoqëri,komb.
Në fund të këtij diskutimi i cili shkoi përtej kohës së përcaktuar të gjithë pjësmarrësit ranë dakort se ,brezat e rinj duhet të njohin historinë, të kuptojnë cfarë ndodhi në të shkuarën dhe të nxjerrin prej saj mësime.
Pse ???
Sepse njohja e së shkuarës dhe qasja ndaj saj, ende përbën një bosht për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen në Shqipëri. Në mënyrë që historia mos të përsëritet, të ecim drejt paqes dhe zhvillimit, përkrah të gjithë vendeve të tjera Europiane.
Në fund ky takim u përmbyll me një koktejl ku pjesmarrësit vazhduan diskutime rreth temës. Duke shpresuar të gjithë në organizime të mëtejshme, takime të tjera në kuadër të këtij projekti, një foto si kujtim nga të gjithë.