Të rinjtë Shkodranë nga fjala tek veprimet!- E duam Universitetin e Shkodrës të jetë më I miri!
Armandi, Elsa, Gilmani, Syrjai dhe Maria janë të rinjtë e përfshirë në projektin ““Nga fjala tek veprimi – Aktivizim për punën rinore përmes inovacionit dhe krijimtarisë” i mbështetur nga Agjencia Kombetare për Rirninë dhe i zbatuar nga SCiDEV, QSKN dhe ESN Albania.
Ata janë studentë të universitetit të Shkodrës dhe për një pjesë të tyre kjo është hera e parë që janë pjesëmarrës të një fushate angazhimi konkret për çështje që kanë në fokus problematikat rinore dhe që hedh rrënjët e aktivistit tek ata që të nesërmen të reagojnë për çështjet që ata i shqetësojnë në realitetin shqiptar e veçanërisht në qytetin e tyre, Shkodrën.
Tashmë të pasuruar me njohuri dhe kompetenca të reja nga trainimet e marra gjatë projektit mbi aktivizmin, sot ato u takuan online bashkë me mentorët e Qendrës për Studime të Krahasuar dhe Ndërkombëtare ( QSKN) për rrahur mendime, për të bërë diskutime dhe për të zgjedhur një tematikë e realizuar një aktivitete ku duan të angazhohen bashkë më të rinjtë e tjerë të Universitetit të Shkodrës.
Ideja e tyre fokusohet tek Universiteti i Shkodrës, e ardhmja e tij, rritja e numrit të studentëve, të programeve si dhe vlera e diplomës në tregun e punës. Ato mendojnë të realizojnë një aktivitet që të angazhojë në dialog të rinjtë universitarë, të rinjtë e shkollave të mesme të qytetit të Shkodrës, institucionet e pushtetit qëndror dhe lokal, organizatat e shoqërisë civile dhe agjencitë e ndryshme të zhvillimit në Shkodër për gjetjen e zgjidhjeve praktike që përmirësojnë adresimin e sifdave të mëdha me të cilat përballet Universiteti I Shkodrës, si qendër rajonale e Arsimit të Larte.
Pjesëmarrja e të rinjve në jetën publike, aktivizmi I tyre është një proces i arritjes së ndryshimeve pozitive në jetën e tyre dhe i ndërtimit të një komuniteti dhe shoqërie më të mirë. Mjetet për ta arritur atë janë të ndryshme: nisma, aktivitete, projekte që nxisin përfshirjen e të rinjve në nivele shumë të ndryshme – lokale, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këtë mënyrë të rinjtë jo vetëm reagojnë, por bëhen më të përgatiur rreth nisjes së karrierës së tyre si në sektorin publik ashtu edhe privat.
Le ti mbështesim Armandin, Elsën, Gilmanin, Syrjain dhe Marian në iniciativën e tyre “E duam Universitetin e Shkodrës të jetë më I miri”