ANAD dhe CCIS marrin pjese ne takimin konsultues tek Ministria e Financave dhe Ekonomise
“we SIGN for JOBS” projekti i zbatuar nga CCIS dhe ANAD, Mbeshtetur nga Programi i Granteve te Vogla per Demokraci i Ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Tirane, ishte pjese e takimit konsultues qe Ministria e Financave dhe Ekonomise zhvilloi me të gjithë aktorët e angazhuar për gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në fushën e arsimit dhe formimit profesional dhe integrimin e tyre në tregun e punës.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me projektin “Zhvillimi i Aftësive për Punësim” i zbatuar nga PNUD Shqipëri, me mbështetjen e qeverisë zvicerane, kanë ndërmarrë një studim për vlerësimin e situatës së gjithëpërfshirjes së nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin e mesëm profesional.
Duke marrë në konsideratë kompleksitetin e sistemit të AFP-së dhe sfidat e barrierat, me të cilat përballen nxënësit me aftësi të kufizuara, ky studim kishte si qëllim kryesor të analizonte situatën e tyre në këtë sistem dhe të paraqesë rekomandime për ndërhyrje në kuadaktivitetitrin ligjor, dhe prezantimin e përmirësimin e kulturave dhe praktikave gjithëpërfshirëse.
Write a Comment