7 trajnime kombëtare për anëtarët e këshillave bashkiake

7 trajnime kombëtare për anëtarët e këshillave bashkiake

Forcimi i kapaciteteve të këshillave bashkiake është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e qeverisjes vendore.

Gjatë muajve Qershor–Korrik 2026, Center for Comparative and International Studies (CCIS) përfundoi me sukses zhvillimin e 7 trajnimeve kombëtare për anëtarët e këshillave bashkiake në të gjithë Shqipërinë, bazuar në kurrikulën “Roli i Këshillave Bashkiake në Politikëbërjen Strategjike, Planifikimin, Buxhetimin dhe Monitorimin Vendor”.

Trajnimet u zhvilluan nga ekipi i ekspertëve të CCIS: Prof. Dr. Nevila Xhindi , Lorena Totoni , Lindita Oshafi , Eneida Marku , Vilma Petro dhe Aurrel Plaku.

Programi mblodhi së bashku kryetarë të këshillave bashkiake, sekretarë të këshillave, anëtarë të këshillave dhe, në mënyrë prioritare, anëtarë të komisioneve të ekonomisë dhe financave, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbimin e përvojave, diskutimin e sfidave dhe forcimin e kompetencave në fushën e planifikimit strategjik, politikëbërjes vendore, buxhetimit, monitorimit dhe vendimmarrjes së bazuar në evidencë.

Këto trajnime u organizuan në kuadër të TALGA – Training Academy for Local Government in Albania, një platformë kombëtare për zhvillimin profesional të funksionarëve dhe përfaqësuesve të qeverisjes vendore, e mbështetur nga programi Bashki të Forta (Strong Municipalities – BtF), zbatuar nga Helvetas, me mbështetjen financiare të Qeverisë së Zvicrës dhe Qeverisë së Suedisë.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, diskutimet profesionale dhe kontributin e tyre në ndërtimin e një qeverisjeje vendore më strategjike, më transparente dhe më pranë qytetarëve.

Share this post :

Related Research & Publications