“Thyerja e Barrierave”: takim me të rinjtë që nuk dëgjojnë në Shkodër
Shkodër, një ndalesë me shumë zemër
Sot u ndalëm në Shkodër, në takimin e radhës me komunitetin e personave që nuk dëgjojnë, bashkë me ekipin e ANAD dhe ekspertët e CCIS, në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri.” Mbështetur nga EU4LMI
Ky takim na tregoi se përfshirja fillon nga komunikimi, nga dëgjimi i nevojave, sfidave dhe historive të përditshme të të rinjve që nuk dëgjojnë.
Sfida e parë? Rregjistrimi në e-Albania dhe takimi me Zyrën Rajonale të Punësimit në Shkodër, një hap i vogël në letër, por me ndikim të madh në jetë.
Ne jemi krenarë që shohim këtë komunitet të angazhuar dhe të motivuar për të ndërtuar një të ardhme me më shumë mundësi, trajnim dhe punësim të denjë.
Në këtë rrugëtim sfidues, njerëzor dhe të bukur, çdo hap është një hap drejt përfshirjes së vërtetë.
Na ndiqni në ndalesat tona të radhës në Vorë dhe Kamëz
Deklaratë: Projekti BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD, Zyra Suedeze e Punësimit Publik dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.



