“Thyerja e Barrierave”: takim me institucionet dhe bizneset për punësim gjithëpërfshirës
Në kuadër të aktiviteteve të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, ANAD-SHKSHNJND dhe CCIS organizuan një diskutim të rëndësishëm me fillimin edhe të Javës Ndërkombëtare të Personave që Nuk Dëgjojnë.
Ky takim solli në një tryezë të vetme aktorët kryesorë institucionalë dhe ekonomikë: Zyrën Rajonale të Punësimit, Bashkinë Tiranë, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), Dhomën e Tregtisë, përfaqësues të organizatave të SHC që punojnë me komunitetet në nevojë, si dhe përfaqësues të projektit #EU4LMI nga UNDP Albania. Pjesë e këtij diskutimi ishin edhe vetë të rinjtë që nuk dëgjojnë, anëtarë të degës së ANAD në Tiranë, duke e bërë dialogun gjithëpërfshirës dhe me vlerë të dyanshme.
Diskutimet sollën në vëmendje nevojën për bashkëveprim të fortë ndër-institucional dhe ndër-sektorial, duke përfshirë jo vetëm institucionet publike, por edhe sektorin privat, si bizneset dhe dhomat e tregtisë. Vetëm përmes partneritetit të qëndrueshëm dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të komunitetit, mund të sigurohet punësim i denjë dhe i barabartë për të rinjtë që nuk dëgjojnë, duke forcuar aksesin e tyre në tregun e punës dhe duke ulur barrierat e ekzistueshme.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një modeli gjithëpërfshirës të bashkëpunimit, i cili promovon jo vetëm mundësitë për punësim, por edhe rrit ndërgjegjësimin për potencialin dhe të drejtat e personave që nuk dëgjojnë në Shqipëri. ✨
Deklaratë: BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD, Zyra Suedeze e Punësimit Publik dhe ADRF në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.







