Thyerja e Barrierave: ditë intensive pune
Sot në Tiranë, tek zyrat e ANAD një ditë intensive pune me te rinj nga Vora, Tirana e Kamza, të rinj e të reja të komunitetit të personave që nuk dëgjojnë në kuadër të Projektit “ Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri” .
Bashkë me koordinatorët e ANAD dhe ekspertet e CCIS për këshillim karriere e punësim u fol e diskutua për problematikat e punësimit të këtij komuniteti, aftësitë për tregun e punës, gjithpërfshirja, platforma E-Albania dhe aksesi në të, por edhe u propozuan zgjidhje drejt punësim të këtij komuniteti në koordinim me institucionet shtetërore kombëtare e vendore. Projekti i ANAD dhe CCIS mbeshtetur nga EU4LMI UNDP Albania synon punësimin e komunitetit të personave qe nuk degjojnë në Bashkinë Tiranë, Vorë, Kamëz e Shkodër
Deklaratë: BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD, Zyra Suedeze e Punësimit Publik dhe ADRF në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.






