Training of Trainers për Kurrikulën mbi Shërbimet Publike dhe Mbikëqyrjen nga Këshillat Bashkiakë
Training of Trainers për Kurrikulën mbi Shërbimet Publike dhe Mbikëqyrjen nga Këshillat Bashkiakë
Më 26–27 mars 2026, ekspertët e Qendrës për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (CCIS) zhvilluan Training of Trainers (ToT) për kurrikulën nr. 3 me temë: “Politikat, instrumentet (entet/ndërmarrjet) për shërbimet publike dhe mbikëqyrja nga këshilli e performancës dhe e kontratave për shërbimet publike, si dhe menaxhimi i aseteve për ofrimin e tyre.”
Ky trajnim është pjesë e përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve të këshillave bashkiakë në Shqipëri, duke u fokusuar në rolin e tyre në politikëbërje, përdorimin e instrumenteve ligjore dhe mbikëqyrjen efektive të performancës së shërbimeve publike dhe kontratave me të tretët.
Trajnimi u zhvillua në kuadër të Akademisë së Trajnimeve për Qeverisjen Vendore (TALGA) dhe projektit “Bashki të Forta”, financuar nga SDC dhe Qeveria e Suedisë, dhe zbatuar nga Helvetas, në bashkëpunim me ASPA, AMVV dhe Shoqatën Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë.
Kurrikula është hartuar nga CCIS, ndërsa ToT u realizua me kontributin e ekspertëve Nevila Xhindi, Dhurata Çupi dhe Olta Qejvani, me mbështetjen e Artan Rroji.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte përgatitja e një rrjeti trajnerësh kombëtarë, të cilët do të vijojnë të zhvillojnë trajnime për këshillat bashkiakë në të gjithë vendin, në kuadër të TALGA.
















