Zhvillohet workshopi i parë “Identiteti Europian dhe kultura e kujtesës” i projektit KUERS-TEYC

Në vazhdën e aktiviteteve që QSKN/CCIS dhe #SCiDEV po organozojnë në kuader të projektit “Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve shqiptarë”, u zhvillua sot online Workshop i parë: Identiteti Europian dhe kultura e kujtesës, ora 14:00-17:00
106 të rinj nga Tirana, Shkodra, Elbasani e Durrësin aplikuan për ta ndjekur online workshopin i cili u fokusua në çështjet që lidhen me Identitetet Kombëtare dhe Kujtesën Kolektive në një Evropë të Zgjeruar; Hendeku midis të tashmes dhe të shkuarës, vetes dhe tjetrit; si e kujtojmë të kaluarën tonë dhe si e formojmë të ardhmen tonë; Si të përdoren metoda moderne dhe inovative për të rritur ndërgjegjësimin për të kaluarën dhe për të promovuar demokracinë dhe lirinë e fjalës.
Faleminderit moderatorëve Nevila Sokoli Xhindi, EdonQesari dhe folësve të nderuar Roland Lami eGeron Kamberi!
Të rinjve të mrekullueshëm që me pyetjet e diskutimet e tyre i dhanë vlerë projektit!
Ky projekt organizohet në kuadër të programit @Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Ketu link per workshop

 

Comments for this post are closed.