Zhvillohet workshopi i dytë “Kujtesa kolektive dhe drejtësia tranzicionale” në kuadër të projektit KUERS
QSKN/CCIS dhe SCiDEV organizoi me daten 21 Tetor 2022 në kuader të projektit “Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve shqiptarë”, Workshopin e dytë: Kujtesa kolektive dhe drejtësia tranzicionale( aktivitet hibrid)
Krijimi i kujtesës kolektive dhe Drejtësia Tranzicionale përfshin të gjitha proceset dhe mekanizmat me të cilat shoqëritë përpiqen të trajtojnë krimet në shkallë të lartë, në mënyrë që të jepet përgjegjësi, të vendoset drejtësi, të zbardhet e vërteta dhe të arrihet pajtim.
Workshopi solli sebashku 20 të rinj të përzgjedhur nga Tirana, Shkodra, Elbasani e Durrësi.
Metodologji të kombinuar te prezantimeve, punës në grup dhe diskutimeve si dhe ndarja e rasteve studimore nga trajneret.
Faleminderit moderatorëve Edon Qesari dhe folësve të nderuar Roland Lami e Geron Kamberi!
Të rinjve të mrekullueshëm që me pyetjet e diskutimet e tyre i dhanë vlerë projektit!
Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.