“Thyerja e Barrierave”: takim me të rinjtë që nuk dëgjojnë në ANAD
Takim me gra që nuk dëgjojnë nga Kamza dhe Vora – Hapi tjetër drejt përfshirjes në tregun e punës
Në vijim të aktiviteteve të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, sot zhvilluam një takim pune në ambientet e ANAD me anëtarë të komunitetit të personave që nuk dëgjojnë nga Kamza dhe Vora.
Qëllimi i këtij takimi ishte këshillimi i karrierës, informimi mbi procedurat e punësimit dhe identifikimi i nevojave dhe sfidave që ky komunitet has në aksesimin e shërbimeve publike dhe programeve të punësimit. Diskutimet ishin shumë të hapura dhe na ndihmuan të kuptojmë më mirë realitetin e përditshëm të të rinjve që nuk dëgjojnë, të cilët përballen shpesh me:
- Mungesë informacioni në gjuhën e shenjave
- Vështirësi në orientim profesional
- Pengesa në regjistrim dhe akses në shërbime
- Kufizime në marrjen pjesë në programe punësimi dhe formimi profesional
Identifikimi i rasteve individuale dhe nevojave reale është një hap i rëndësishëm për t’i dhënë drejtim ndërhyrjeve tona në terren dhe për të ndërtuar zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme.
Vijojmë me angazhim takimet me komunitetin, institucionet dhe bizneset vendore, për të garantuar mundësi të barabarta punësimi dhe përfshirje sociale.
Deklaratë: Projekti “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës – EU4LMI” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP Albania, në partneritet me Zyrën Suedeze të Punësimit Publik dhe ADRF, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.




