Thyerja e Barrierave për Punësim Gjithëpërfshirës në Shkodër

Thyerja e Barrierave për Punësim Gjithëpërfshirës në Shkodër

Projekti “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri” vijon rrugëtimin e tij me takime të drejtpërdrejta me komunitetin e personave që nuk dëgjojnë. Këtë herë ndalesa ishte në Shkodër, aty ku sfidat e punësimit për këtë komunitet janë të mëdha dhe shpesh të paadresuara.

Takimi solli së bashku përfaqësues të Zyrës Rajonale të Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësim (AKPA), të rinj nga zyra e ANAD, ekspertët e CCIS për këshillim karriere e punësim, si dhe përfaqësues nga zyra zbatuese e projektit #EU4LMI pranë UNDP Albania. Diskutimet ishin dinamike dhe përqendruar tek gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta për të rritur aksesin në tregun e punës, duke forcuar partneritetin mes komunitetit, institucioneve vendore e kombëtare dhe organizatave partnere.

Ky projekt përveç se punësimin e të rinjve që nuk dëgjojnë në Bashkinë Shkodër, do ndihmojë edhe për referimin e rasteve drejt Shërbimit Social Shtetëror dhe organizatave të tjera lokale që punojnë me persona me aftësi ndryshe. Shkodra është vetëm një hap i rëndësishëm në këtë rrugëtim së shpejti do të ndajmë histori suksesi edhe nga Tirana, Kamza dhe Vora.

Disclaimer: Projekti “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri” I mbështetur nga projekti EU4Labour Market Inclusion, financuar nga Bashkimi Europian, zbatuar ne Shqipëri nga UNDP dhe ADRIF synon të përmirësojë aksesin dhe përfshirjen e të rinjve që nuk dëgjojnë në tregun e punës përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse që kombinon trajnime, zhvillim kapacitetesh, ndërgjegjësim publik dhe bashkëpunim me aktorë lokalë të tregut të punës. Projekti do të zbatohet për një periudhë 15-mujore nga Shoqata Kombëtare e Personave që nuk Dëgjojnë në Shqipëri (ANAD) si aplikant kryesor dhe Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (CCIS) si bashkë-zbatues, në bashkitë Tiranë, Shkodër, Vorë dhe Kamëz.

Comments for this post are closed.