“Thyerja e Barrierave”: Takime Institucionale për Mbështetjen e të Rinjve që Nuk Dëgjojnë në Tregun e Punës

Në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, ANAD dhe CCIS po vijojnë me takimet institucionale për të forcuar bashkëpunimin dhe për të garantuar përfshirjen e qëndrueshme të personave që nuk dëgjojnë në tregun e punës.

Këtë javë, fokus i punës sonë ishin takimet me drejtuesit dhe stafet e Drejtorive të Çështjeve Sociale në Bashkia e Vorës dhe Bashkia Kamez diskutuam mbi sfidat, mundësitë dhe hapat e përbashkët për identifikimin, trajnimin dhe punësimin e të rinjve që nuk dëgjojnë. Mirëkuptimi, gatishmëria për bashkëpunim dhe profesionalizmi i ekipeve vendore janë një garanci e fortë që së bashku do të arrijmë objektivat e projektit.

Faleminderit znj. Marime, znj. Erina, znj Florina dhe znj. Silvana puna me ju është kënaqësi dhe frymëzim profesional! Bashkë po ndërtojmë rrugë të reja drejt aksesit, përfshirjes dhe mundësive të barabarta. ✨

Deklaratë: BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD, Zyra Suedeze e Punësimit Publik dhe ADRF në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Comments for this post are closed.