Takimi orientues mes përfaqësuesve rinore te projektit te mbeshtetur nga AKR

Sot u zhvillua takimi orientues mes përfaqësuesve të SCiDEV, CCIS dhe ESN Tirana, si edhe 15 studentëve nga Tirana, Shkodra dhe Korça, në kuadër të Projektit “Nga Fjala Tek Veprimi -Aktivizëm për punën rinore përmes inovacionit dhe krijimtarisë”, mbështetur nga Agjencia Kombetare e Rinise AKR.
Studentët shprehën se kanë nisur me konceptimin e nismave të tyre dhe dhanë përshtypjet e tyre rreth fushatës dhe punës në grup të bërë deri tani me mentorët lokalë dhe digjitalë.
Vlera e shtuar e këtyre nisma unike është kreativiteti dhe inovacioni, për të cilin studentët po inkurajohen vazhdimisht rreth përdorimit të tij edhe nga mentorët. Nismat e ndëmarra nga studentët do të ndiqen nga fushata advokuese dhe promovuese.
Na ndiqni në vijim!

Comments for this post are closed.