Projekti ” We sign for Jobs” i bashkohet aktiviteve të Bashkisë Tiranë dhe UN Women për promovimin e Kartës Europiane për Barazi të Grave dhe Burrave në Jetën Vendore

Projekti ” We sign for Jobs” që zbatohet nga CCIS në bashkëpunim me ANAD, mbështetur nga USA Embassy në Tiranë, ishte pjesë e takimit të organizuar nga Bashkia Tiranë dhe UN Womenpër promovimin e Kartës Europiane tëpër Barazi të Grave dhe Burrave në Jetën Vendore

Karta Evropiane për Barazi të Grave dhe Burrave në Jetën Vendore u drejtohet organeve të qeverisjes vendore dhe rajonale, të cilat ftohen ta nënshkruajnë, të shpallin zyrtarisht përkushtimin e tyre publik ndaj parimit të barazisë së grave dhe burrave, dhe të zbatojnë, brenda territoreve të tyre, angazhimet e parashikuara në këtë Kartë. Për të ndihmuar në zbatimin e këtyre angazhimeve, secili autoritet nënshkrues merr përsipër të hartojë një Plan Veprimi të Barazisë, që parashtron përparësitë, veprimet dhe burimet që do të përdoren për këtë qëllim.
Bashkia Tiranë ka marrë përsipër të bashkëpunojë me të gjitha institucionet dhe organizatat në territorin e tij, me synimin për të nxitur arritjen e një barazie të vërtetë në praktikë.

Me gjithë rastet e shumta të njohjes zyrtare dhe përparimin e bërë, barazia e grave dhe burrave në jetën e përditshme ende nuk është bërë realitet. Gratë dhe burrat nuk gëzojnë të drejta të njëjta në praktikë. Ende vazhdojnë të ekzistojnë pabarazitë shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore – për shembull, dallimet në paga dhe përfaqësimi i ulët politik. Këto pabarazi janë rezultat i disa nocioneve shoqëroretë ndërtuara mbi bazën e stereotipave të shumta të pranishme në familje, arsim, kulturë, mjetet e komunikimit, në botën e punës, në organizimin e shoqërisë… Janë aq të shumta fushat e jetës në të cilat mund të veprohet, përmes përdorimit të një qasjeje të re dhe realizimit të ndryshimeve strukturore.
Si sfera të qeverisjes që gjenden më pranë njerëzve, autoritetet vendore dhe rajonale përfaqësojnë nivelet që kanë më tepër mundësi të luftojnë vazhdimësinëdhe riprodhimin e pabarazive, si dhe të promovojnë një shoqëri me të vërtetë të barabartë. Nëpërmjet kompetencave të tyre dhe bashkëpunimit me të gjithëgamën e aktorëve vendorë, ato mund të ndërmarrinveprime konkrete në favor të barazisë së grave dhe burrave.

Comments for this post are closed.