Koordinim dhe Planifikim për Hapat e Radhës të Projektit “Thyerja e Barrierave”

Stafet e Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) dhe Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (CCIS) u takuan në fillim të janarit për të planifikuar dhe prioritarizuar aktivitetet e radhës në kuadër të zbatimit të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”.

Takimi shërbeu për të koordinuar ndërhyrjet konkrete që do të zhvillohen në muajt në vijim, duke vendosur theks të veçantë te:

  • këshillimi dhe orientimi në karrierë për të rinjtë që nuk dëgjojnë,

  • forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional,

  • dhe krijimi i mundësive reale e të qëndrueshme të punësimit.

Me një qasje të bazuar në bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët, synojmë të realizojmë objektivat e projektit në mënyrë efektive dhe të kontribuojmë në një treg pune më gjithëpërfshirës për komunitetin e personave që nuk dëgjojnë.

Deklaratë:
Projekti “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri” zbatohet nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në partneritet me Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (CCIS), në kuadër të projektit BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD, Zyra Suedeze e Punësimit Publik dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Comments for this post are closed.