Forum rinor; Iniciativat e të rinjve në mbështetje të përmirësimit të transportit ndërurban në Tiranë

U zhvillua sot FORUM: Iniciativat e të rinjve në mbështetje të përmirësimit të transportit ndërurban në Tiranë, me pjesëmarrjen e veçantë të znj. Bora Muzhaqi, Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët, znj. Enxhi Lipa, Tirana European Youth Capital 2022 dhe znj. Greta Kokalari, Shoqata per Integrimin e Zonave Informale SHIZI – AIIA, në moderimin e Lutjona Lula, bashkëthemeluese e ESN Tirana.
🤝Znj. Muzhaqi u fokusua në mundësitë që do t’u ofrohen të rinjve nga grupmosha të ndryshme, zhvillimet e strategjisë së rinisë si dhe mundësi konkrete mbështetjeje ndaj idesë së prezantuar nga të rinjtë.
💪Forumi pati në fokus prezantimin e nismës rinore #gjeje ‘-në mbështetje të përmirësimit të transportit ndërurban në Tiranë. Kjo nismë e ideuar nga aktivistët e ESN Tirana, Klea Dahari, Julian Sopaj, Kevin Topi, Anisa Omeri dhe Sara Frroku synon të lehtësojë informacionin mbi linjat urbane në qytet, në ndihmë të studentëve vendas dhe atyre #Erasmus
👉Forumi bëri bashkë aktorë të ndryshëm, duke promovuar modelin e bashkëpunimit, sinergjisë dhe ndërlidhjen me organizata dhe nisma të ngjashme jo vetëm kombëtare por edhe rajonale, si Regional Youth Cooperation Office – RYCO.
👉Përmes inovacionit në qasje, hartës digjitale të dizenjuar nga të vet ata dhe advokimit në komunitet, pjesëmarrësit u njohën me detaje mbi idenë, e cila do të zbatohet gjatë muajve Prill-Maj.
👉 Ky forum hibrid rinor u zhvillua në kuadër të projektit “Nga fjala tek veprimi – Aktivizëm për punën rinore përmes inovacionit dhe krijimtarisë”, mbështetur nga Agjencia Kombetare e Rinise AKR #AKR, zbatuar nga #ESNAlbania, Scidev, CCIS
Comments for this post are closed.