CCIS angazhohet për një treg pune më gjithëpërfshirës dhe të aksesueshëm për të rinjtë që nuk dëgjojnë në katër Bashki; Tiranë, Shkodër, Kamëz dhe Vorë

Një tjetër projekt me ndikim është tashmë në zbatim!
Qendra për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare (CCIS) në partneritet me Shoqatën Kombëtare të Personave që Nuk Dëgjojnë (ANAD) po zbatojnë projektin “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, si pjesë e nismës “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP Albania, në bashkëpunim me Zyrën Publike Suedeze të Punësimit, FSHDPAK dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Takimet e para ndërinstitucionale janë mbajtur gjatë periudhës maj- Qershor në Tiranë ,Vorë, Kamëz dhe Shkodër, me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve nga AKPA, zyrat e punës, bashkitë, bizneset lokale dhe komuniteti i të rinjve që nuk dëgjojnë. Takimet synuan ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimit lokal për rritjen e kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve më të aksesueshme dhe të ndjeshme ndaj këtij komuniteti.
Gjatë workshopeve janë trajtuar:
• Strategji praktike komunikimi, përfshirë përdorimin e Gjuhës së Shenjave Shqipe
• Ndërtimi i një ambienti gjithëpërfshirës dhe të ndjeshëm ndaj diversitetit
• Të drejtat për punësim bazuar në legjislacionin shqiptar dhe Konventën e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Ky projekt është dëshmi e përkushtimit të CCIS për të kontribuar në një treg pune më të drejtë dhe për të promovuar politika që fuqizojnë të rinjtë që përballen me barriera të shumëfishta.
Kemi ende shumë për të bërë, por do t’ju mbajmë të përditësuar me çdo hap të rëndësishëm!
Comments for this post are closed.