CCIS at the U2SID Final Conference – Driving Inclusive Digital Transformation!




Klaudia, nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë (ANAD), është pjesë e fushatës “Të Reja, të Përkushtuara dhe Transformuese”.
Ajo ndan angazhimin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave të komunitetit të ANAD. QSKN bashkëpunon ngushtë me ANAD-SHKSHNJND për të promovuar të drejtat e njeriut dhe për të krijuar mundësi më të mëdha për gratë, duke i mundësuar atyre të jenë pjesë aktive e shoqërisë.
Përmes projektit të QSKN, mbështetur nga Komisioni Europian, ajo dhe shumë të rinj po punojnë për fuqizimin e pjesëmarrjes së tyre në politikëbërje, duke sjellë një ndryshim të prekshëm në Shqipëri dhe rajon.
✨ Për pak javë, i afrohemi 8 Marsit – një ditë që simbolizon fuqinë, përkushtimin dhe transformimin që gratë dhe vajzat sjellin në shoqërinë tonë.
Ndiqni mesazhin e Drejtorit Ekzekutiv të QSKN, Enis Sokoli, i cili sot hap këtë nismë të rëndësishme për të promovuar vajzat e stafit dhe bashkëpunëtoret tona si një dëshmi e forcës dhe ndikimit të tyre të jashtëzakonshëm.
Na ndiqni në ditët në vijim për të mësuar historitë e tyre inspiruese! ✨