Hapet thirrja per pjesemarrje për të rinjte ne trainimet e projektit KUERS-TEYC

Thirrje për pjesëmarrje për të rinjtë nga Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Elbasani
➡️Workshop i parë: Identiteti Europian dhe kultura e kujtesës
➡️Workshop i dytë: Kujtesa kolektive dhe drejtësia tranzicionale
Afati aplikimit 15 Shtator 2022
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeYYRttm1g4cjlf6t0iYlBjkt6pjLgAfQXDGE-6GZJQW4WwvQ/viewform?usp=sharing

Projekti “Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve Shqiptarë” zbatohet nga Qendra per Studime të Krahasuara dhe Nderkombëtare” dhe Scidev në kuadër të programit Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Peizazhi urban në Tiranë dhe kujtesa publike – nje dite ndryshe me te rinjte e projektit KUERS-TEYC

CCIS ne kuader te projektit “Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve shqiptarë”, në bashkëpunim me #SCiDEV organizoi sot me nxenës e studentë një guide me temë “Peizazhi urban në Tiranë dhe kujtesa publike”
🙋‍♂️🙋Bashkë me guiden profesioniste na u bashkuan edhe profesoret Xhindi, Lami. Heba, Kamberi dhe diskutimet u benë aq shumë interesante gjatë gjithe ecjes e pushimeve për kafe e ujë…( ditë e nxehtë korriku, Tirana zhurit, por ne nuk e ndalëm guiden😊)
Peizazhi urban në Tiranë duhet të përfaqësojë kujtesën publike të qytetarëve të Tiranës. Nga këndvështrimi i drejtësisë tranzicionale, hapësira publike duhet të marrë vlerë edhe si mjet i paqtimit social. Shfrytëzimi i hapësirës publike me memorialë, monumente, muze, godina përmes vizualizimit ndikon te ndjesitë dhe përshtypjet e njerëzve.
Ndalesat nën drejtimin e guidës profesionale u bënë në disa nga vendet e memories kolektive si Shtëpia me Gjethe, sheshi Skëmderbej e Muzeu Kombëtar, BunkerART

Projekti “ Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve Shqiptarë” zbatohet nga Qendra per Studime të Krahasuara dhe Nderkombëtare” dhe SCiDEV në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Takim e diskutime me te rinjte ne Tirane – Projekti KUERS-TEYC

Ky aktivitet u zhvillua në formën e diskutimit mes të ftuarëve, Prof Asoc Dr Roland Lami, Geron Kamberi, Nevila Xhindi dhe 20 të rinj të qytetit të Tiranës, kryesisht, të moshës 20-25 vjeç.
Në këtë takim u trajtuan format e komunikimit të kujtesës kolektive, impresionet e të rinjve për kujtesën kulturore dhe atë komunikative.
Qëllimi parësor ishte ndërgjegjësimi i brezit të ri për kulturën e kujtesës. Kujtesa historike mbetet një element tepër thelbësor për rrugëtimin e brezit të ri drejt të ardhmes Europiane.
U diskutua se kjo e ardhme nuk mund të përqafohet aq lehtë, pa kuptuar preardhjen, kulturën, dhe formimin e identitetit tënd. Duke e kthyer kokën nga e historia jonë, arrimë të kuptojmë pse jemi të ngjashëm apo të ndryshëm nga identitete të tjera Europiane. Nuk mundet të ketë zhvillim të një identiteti të caktuar, pa u kuptuar historia dhe kultura e tij.
Të ftuarit dhe të rinjtë diskutuan se sa e rëndësishme është kujtesa historike e vendit, me qëllim që ky i fundit të shkojë drejt zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror.
Në këtë takim, studentët vunë theksin tek disa pjesë të sistemit komunist në Shqipëri që per ta mbeten të panjohura apo disi gri. Për ta, ka shumë rëndësi mënyra se si është përjetuar nga paraardhësit regjimi komunist I tri dekadave më pare, e cila ndikon më pas në mënyrën se si komunikohet tek brezi I mëvonshëm.
Shumë histori të sistemit komunist janë përcjellë në mënyra të ndryshme nga përjetime të ndryshme.
Pikërisht për këtë arsye, të ftuarit vunë një theks të veçantë mbi kujtesën e përjetuar dhe mënyrën si është komunikuar ajo nga njerëz të ndryshëm, duke e kategorizuar përcjelljen historike në: kujtesë pozitive dhe kujtesë negative. Ndodh që shumë njerëz, të cilët kanë qenë ndoshta paksa të përkëdhelur nga ai regjim, flasin me nostalgji dhe me shumë pozitivitet për atë periudhë. Nga i njëjti regjim, shumë të tjerë kanë përjetuar makthe dhe brenga të vërteta dhe si pasojë historinë e regjimit komunist e kanë përcjellë tek brezi pasardhës me konotacione negative.
Të rinjtë sollën në këtë forum, impresionet e tyre nga historitë e treguara dhe të lexuara për regjimin komunist në Shqipëri. Ata sollën shembuj të ndryshëm të dëgjuar nga paraardhësit për mënyrën se si gjyshërit dhe prindërit e tyre kishin përjetuar këtë regjim.
Sipas të ftuarëve, kujtesa mbetet e dyzuar nga komunikimi pozitiv dhe komunikimi negativ, pikërisht si pasojë e kësaj ndarjeje të përjetimit nga njerëzit që kanë jetuar atë kohë. Studiues, historianë, sociologë dhe ekspertë të kulturës duhet të punojnë fort që kujtesa të largohet nga ngjyra gri dhe të mund të analizohet me sa më shumë të dhëna empirike, të cilat do të ndihmojnë brezin e ri që të njohin kulturën e kujtesës dhe të shkojnë të sigurtë drejt të ardhmes Europiane.
Të gjithë pjesëtarët e këtij takimi ishin dakord se, kultura e kujtesës ka shumë rëndësi për brezin e ri, pasi duke mësuar dhe kuptuar drejt të kaluarën e vendit tënd, do të mund të identifikohesh, do të mund të shmangësh gabimet e së shkuarës, do të mund të vendosësh paqe me identitetet e tjera dhe do të mund të vijosh drejt zhvillimit.
Brezi i ri, nuk mund të dijë ku po shkon, pa kuptuar se ku është në të vërtetë dhe prej nga vjen realisht.

Projekti “ Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve Shqiptarë” zbatohet nga Qendra per Studime të Krahasuara dhe Nderkombëtare” dhe SCiDEV, dhe mbeshtetet nga “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (Tirana European Youth Capital 2022), qe do të zbatohet gjatë vitit 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
Ky titull i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital nga Forumi Rinor Evropian.

Projekti KUERS ne Shkoder me te rinjte-Krijimi i hapësirës për dialog dhe reflektim përmes kulturës së kujtesës

Me dt.7 korrik 2022 në Shkodër pranë Qendrës Rinore Arka u zhvillua takimi me 15 të rinj shkodranë ne kuader te projktit me temë “Kultura e kujtesës dhe e ardhmja europiane e të rinjve shqiptarë”. Ky takim u realizua duke pasur parasysh objektivat e projektit:
Krijimi i hapësirës për dialog dhe reflektim përmes kulturës së kujtesës dhe Nxitja e dialogut mes aktivistëve rreth pasqyrimit të rregjimit të kaluar.
Ky takim u moderua nga Brikenë Dionizi – koordinatore lokale dhe folës kryesor ishin studenti Armando Lekaj, Kryetar i Këshillit Studentor Institucional për Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe pedagogia e Degës Histori pranë Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Nertila Ljarja dhe konsulente e projektit Prof. nevila Xhindi. Ndërkohë që studenti Armando Lekaj e trajtoi të kaluarën komuniste si një histori e dëgjuar nga prindërit dhe jo vetëm, Prof. Ljarja e trajtoi atë në këndvështrimin historik. Kjo e fundit theksoi vështirësinë e historianëve për të qenë objektiv në vlerësimin e fakteve sidomos në kohën e një rregjimi diktatorial.
Sipas Lekaj: “Është e vështirë që sot një i ri të ndërtojë gjithçka nga asgjëja sepse të rinjtë nuk vendosen në kushtet që meritojnë të jenë. Nuk u jepet besimi, mbështetja e duhur. Por nuk është koha për justifikime dhe fajësime, është koha për zgjidhje. A vjen integrimi nëpërmjet të rinjve?! Të rinjtë ishin ata që vendosën themelet e një modeli të ri në vitet ‘90, duke rrëzuar atë komunist.“
Dhe sipas Prof. Ljarja: ”…marrëdhënia mes politikës dhe historisë ka qenë gjithmonë një marrëdhënie e vështirë. Rrethanat në kohë dhe vende të ndryshme kushtëzojnë marrëdhënien mes politikës dhe historisë, duke u kuptuar herë si politizim i historisë e herë si ndikim i historisë në procesin politik, ose të dyja bashkë.”
Gjatë trajtimeve që bëri secili nga folësit si dhe në vazhdim lindën diskutime mes të rinjve
mbi mënyrën sesi ata e perceptojnë të kaluarën,
cilat janë burimet e informacionit,
si ju transmetohet kjo e kaluar e
sa ndikim ka në të tashmen e tyre
cili është drejtimi që ata duan të marrin e
sa e rëndësishme është për ta që të shohin drejt të ardhmes europiane.
Diskutimet u moderuan nga znj. xhindi dhe ishin interesante. U vlerësua që nga ana e tyre ka interes e dëshirë për të ditur, por edhe sa e vështirë është për ta të marrin informacion objektiv. U theksua domosdoshmëria për të zhvilluar mendimin kritik e nevoja për ta parë të kaluarën pa ngarkesa emocionale, me dëshirën për të ditur të vërtetat në mënyrë që të ndërtojmë një të tashmë e të ardhme të shëndoshë. Mest ë rinnjve u diskutua që akoma në familje e në shoqëri ekziston frika. Nëse në periudhën e komunizmit ke pasë frikë të flasësh se mund të ndodhte që fillonte persekutimi personal, familjar e farefisnor, prapëseprapë në shoqërinë tonë ekziston frika, frika të flasësh e të veprosh se mund të ndodhë që të të heqin nga puna. Pra sipas tyre, persekutimi mbetet në shoqëri pavarësisht se i tjetërsuar, ata e perceptojnë frikën tek prindërit e tyre, të shoqëria që i rrethon. Por, sic thotë Lekaj: “Të rinjtë ishin ata që vendosën themelet e një modeli të ri në vitet ’90, duke rrëzuar atë komunist”, prandaj dhe sic u theksua dhe nga të rinjtë të pranishëm, janë të rinjtë ata që do vendosin të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, ta ndërtojnë mbi baza të shëndosha duke marrë shembull të vendeve europiane të cilët pavarësisht të shkuarës së tyre komuniste, duke u bazuar në kulturën e kujtesës, arritën të ndërtonin shtete demokratike dhe totalisht të integruar në vlerat europiane.
Së fundi, u vlerësua edhe mundësia që sigurohet nëpërmjet projekteve të tilla për të diskutuar, për të marrë informacion e për të krijuar rrjete.

Projekti “ Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve Shqiptarë” zbatohet nga Qendra per Studime të Krahasuara dhe Nderkombëtare” dhe SCiDEV, dhe mbeshtetet nga “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (Tirana European Youth Capital 2022), qe do të zbatohet gjatë vitit 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
Ky titull i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital nga Forumi Rinor Evropian.

Takimi i rradhes per projektin “ Kultura e kujteses dhe e ardhmja Europiane e te rinjve Shqipetare” u zhvillua ne Elbasan

Takimi i rradhes per projektin “ Kultura e kujteses dhe e ardhmja Europiane e te rinjve Shqipetare” i zhvillua ne Elbasan me daten 22 Qershor 2022. Per te nxitur diskutimet mes studenteve ishin ftuar foleset Teuta Toska, pedagoge ne Universitetin e Elbasanit, Prof. nevila Xhindi- konsulente e projektit dhe mesuese Valbona Tefiku.
Debati u fokusua mbi tematikën e paraqitur ku të gjithë pjesmarrësit kishin këndvështrime individuale të cilat i argumentuan bazuar mbi studimet rreth kësaj teme , përvojave familjare , këndvështrimeve subjektive , analizës së shkaqeve dhe pasojave të komunizmit në vendin tonë dhe kryesisht mbi kulturën e pandëshkueshmlrisë e cila është rrënjosur thellësisht në vendin tonë dhe shfaqet si pengesë reale në zhvillimin e vendit dhe kompontent negativ në qasjen euro-atlantike që aspiron vendi ynë .
Disa nga diskutimet më specifike:
Alem Bedhia maturant në gjimnazin “Dhaskal Todri “në diskutimin e tij trajtoi arsyet e lindjes së komunizmit në Shqipëri , tiparet e tij në raport me vendet e tjera ku u instalua ky regjim politik .U ndal në statistika mbi numrin e të pushkatuarve , të burgosurve politikë , të internuarve dhe theksoi parimet e luftës së klasave e cila ishte doktrina mbi të cilën aplikohej dhuna dhe terrori .
Aulona Balliu maturante në gjimnazin ” Ahmet Dakli ” e ngriti diskutimin mbi barazinë e supozuar dhe ngritjes së një nomenklature e cila jatonte shumë ndryshe nga masa .Gjithashtu diskutoi mbi ideologjizmin e masave mbi të cilat praktikohej një propagandë e pashoqe.
Studetet në Universitetin” Aleksandër Xhuvani ” diskutuan mbi problematikën e arsimit dhe kukturës në këtë periudhë , shkollën thellësisht te ideologjizuar , dënimin e çdo mendimi të lirë , burgosjen e intelektualëve dhe vrasjen e tyre, skematizimit në kukturë dhe art, disidenca nuk mungoi , por ajo u godit pa mëshirë dhe çdo veprim a mendim i lirë dënohej rreptë.
Gjimnazisti Kleo Duka ngriti diskutimin e tij mbi përvoja pozitive të familjes së tij .Ai u mbështet në çështje të tilla si ; arsimi dhe shëndetësia falas , sigurimi i punësimit , barazia sociale ku të gjithë ndjeheshin njësoj , siguria e jetës , numri i ulët i vdhjedhjeve , vrasjeve etj. Strehimi falas dhe i sigurtë , ushqimet bio dhe të kontrolluara etj…
Pasi pedagogia Teuta Toska u foli për persekutimin e figurave më të ndritura patriotike të vendit tonë Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, gjimnazisti Frenki Vishocica shprehu revoltën se përse ata që bënë krime kundër njerëzimit mbetën të pandëshkuar qoftë dhe moralisht .Ai dha shembuj mbi mënyrën se si u vepsua në RDGj , Rumani , Poloni etj.
Porf. Xhindi diskutoi mbi pasojat e komunizmit në shoqërinë shqiptare pas viteve 90 . Ajo shpjegoi arsyet që penguan dekomunistizimin , hapjen e dosjeve dhe miratimin e ligjit të lustracionit.Këtu tema e debatit ishte më e nxehtë dhe më interesante ,pasi të rinjtë paragjykuan rolin e prindërve të tyre në këtë etapë dhe hodhën ide se si mund të ndryshonte mendësia e pandëshkueshmërisë ku sipas tyre i ka rrënjët pikërisht në këtë periudhë dhe lulëzon dhe sot e kësaj dite duke u bërë pengesë kryesore në reformat thelbësore për integrimin e vendit.
Gjimnazistja Virna Pasmaqi
theksoi mbi reformimin e tekste shkollore ku materiali shkencor mbi 45 vite të regjimit komunist është tejet i përciptë .Informacioni që u serviret të rinjve qoftë dhenë media është tepër sipërfaqsor.Mungojnë debatet publike dhe analizat profesionale mbi kltë temë .
Pjesemarresit diskutuan mbi pritshmëritë e Reformës në Drejtësi e cila mund të jetë pikënisja e një kulture tjetër , ku korrupsioni dhe pandëshkueshmëria të ulet dhe të rinjtë të ndërtojnë një shoqëri vërtetë demokratike , pacifiste , bazuar në parime të larta etike dhe morale Ato theksuan se nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen pa reflektuar thellësisht mbi të shkuarën.

Projekti “ Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve Shqiptarë” zbatohet nga Qendra per Studime të Krahasuara dhe Nderkombëtare” dhe  SCiDEV, dhe mbeshtetet nga “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (Tirana European Youth Capital 2022), qe do të zbatohet gjatë vitit 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
Ky titull i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital nga Forumi Rinor Evropian.

Projekti KUERS-TEYC – me te rinjte ne Durres

Në kuadër të projektit me temë “Kultura e Kujtesës dhe e Ardhmja Europiane e të Rinjve Shqiptarë” – KUERS, mbeshtetur nga KRK dhe Bashkia Tirane – TEYC, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare në datën 16 Qershor 2022, në qytetin e Durrësit organizoi një aktivitet lokal. Organizatore e këtij aktiviteti ishte Dr. Silvana Gashi në cilësinë e kordinatorit rajonal. Në takim morën pjesë 15 të rinj Durrsakë , studente të Universitetit “Aleksandër Moisiu”,Durrës. Ata i përkisnin Fakultetit të Biznesit, Juridik, Shkencave Politike.
Te ftuar për të referuar rreth kësaj teme ishin, Drejtor i Muzeut Kombetar, Dr.Dorian Koci, Prof. Nevila Xhindi- konsulente e projektit dhe znj. Malvina Xhabafti, pedagoge e re ne Universitetin e Tiranes.
Çfarë është më mirë për një vend si Shqipëria e cila është pjesë e Europes dhe ka përjetuar një nga diktaturat komuniste më të egra .
Të kujtojmë,,,,,,,,,apo të harrojmë të shkuarën ?
Duke u nisur nga kjo pyetje Dr.Dorian Koci bëri një përmbledhje të periudhës komuniste ku pothuajse të gjithë studentët nuk kishin të jetuar atë. Ai solli në vëmendje e ndaloi në fakte interesante, kyce, të cilat kishin dhe shumë dhimbje brenda. Kjo gjë nxiti diskutimin me tej mes studentëve dhe të ftuarve cilët u përfshinë në debat e diskutime. Sollën fakte nga jeta në diktaturë e prindërve, gjyshërve të tyre të dëgjuar dhe e shpjeguar nga ata vete .
U përmëndën gjatë referimit fjalë si “internim”, ‘”pushkatim”, “libra të ndaluar”, “modë e huaj”, etj.
Gjatë gjithë takimit të rinjtë kishin tendencë që diskutimin e tyre ta bënin në mënyrë krahasuese, të jetuarit në komunizëm, jeta post periudhës komuniste , të jetuarit në ditët e sotme duke nxjerrë “të mirat”, “të këqijat” e kohëve. Interes krahasimi në shumë aspekte I Shqipërise komuniste me vendet e tjera si motra të së njëjtës periudhë.
I gjithë qëllimi i këtij takimi ishte promovimi tek të rinjtë i kulturës së kujtesës në krijimin e identitetit tonë si individ, shoqëri,komb.
Në fund të këtij diskutimi i cili shkoi përtej kohës së përcaktuar të gjithë pjësmarrësit ranë dakort se ,brezat e rinj duhet të njohin historinë, të kuptojnë cfarë ndodhi në të shkuarën dhe të nxjerrin prej saj mësime.
Pse ???
Sepse njohja e së shkuarës dhe qasja ndaj saj, ende përbën një bosht për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen në Shqipëri. Në mënyrë që historia mos të përsëritet, të ecim drejt paqes dhe zhvillimit, përkrah të gjithë vendeve të tjera Europiane.

Në fund ky takim u përmbyll me një koktejl ku pjesmarrësit vazhduan diskutime rreth temës. Duke shpresuar të gjithë në organizime të mëtejshme, takime të tjera në kuadër të këtij projekti, një foto si kujtim nga të gjithë.

CCIS leads the monitoring and evaluation process for the ERASMUS + CBHE, USIA project

On 14/06/2022, in the framework of WP7 – Quality Assurance, Mediterranean University of Albania (MUA) held an online meeting with The Accreditation Council for Entrepreneurial and Engaged Universities (ACEEU) and Center for Comparative and International Studies (CCIS), which are the leaders of this WP. Part of this meeting was also Mrs. Suela Topi, the external evaluator.
👉The partners discussed on the importance of monitoring and evaluation of the project as they have created all the means to monitor every activity of the project. Their next task is to design an evaluation template for the upcoming workshop of Belgrade. The partners agreed to design a questionnaire for the managers and attendees of different activities of the project, in order to deliver it to them nearly the end of the project, so that they can provide their feedback for the overall U-SIA project.

QSKN nis projektin e ri “”Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve shqiptarë”, në bashkëpunim me Scidev

Qendra per Studime Krahsuese dhe Nderkombetrae nisi projektin e ri “Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve shqiptarë”, në bashkëpunim me Scidev
🔵Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
➡️ Qëllimi i projektit është promovimi tek të #rinjtë i kulturës së kujtesës në krijimin e identitetit bashkëkohor europian:
🔘 Nxitja e dialogut mes #aktivistëve #rinorë #kombëtarë dhe #rajonalë rreth pasqyrimit të regjimeve të kaluara komuniste në Ballkanin Perëndimor
🔘Krijimi i hapësirës për #dialog dhe reflektim përmes #kulturëssëkujtesës
🔘Njohja e rolit që luan #BE sot në krijimin e një identiteti të përbashkët në #Europë
💬Projekti është në vijim të punës 16 vjecare që #CCIS bën me të #rinjtë për Kulturën e Kujtesës Tranzicionale.
💬 #CCIS ka drejtuar dhe zbatuar me sukses me disa partnere rajonalë dhe Europianë projektin “Përfshirja e të rinjve në dialogun konstruktiv për të kaluarën: E kaluara komuniste në Ballkanin Perëndimor bashkëkohor” #YOUWB – financuar nga #EuropeforCitizens Program.
🗣🙋‍♂️🙋🥳 Lancimi u realizua tek #UMSH duke ndërtuar #sinergji me iniciativa të tjera rreth #dialogutkonstruktiv për të #kaluarën
🗣🙋‍♂️🙋🥳 Së shpejti më shumë rreth aktiviteteve dhe përfshirjes së të rinjve
Të lumtur të kemi Edon Qesari drejtues të projektit dhe Nevila Xhindin konsulente duke sjellë përvojën e #YOUWB

CCIS i bashkohet Javës së Shoqerise Civile organizuar nga National Resource Center

CCIS  dhe Scidev bashkohen ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ me Konferencën “Përfshirja e të rinjve në një dialog konstruktiv: E kaluara komuniste në Ballkanin Perëndimor bashkëkohor”

Guided tour in Tirana for our project partners as part of the social activities of our YOU- WB Final Project Conference

Guided tour in Tirana for our project partners as part of the social activities of our YOU- WB Final Project Conference – Enjoying a walk and learning about Albanian past and how it is developing.
“Youth involvement in a constructive dialogue: Communist Past in Contemporary Western Balkans” (YOU-WB) is funded by the #European Union, Europe for Citizens, European Remembrance strand, of the European Commission, Citizens, Equality, Rights, and Values Programme