Deklaratë e Përbashkët mbi Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit – 31 Organizata Nënshkruese!

CCIS së bashku me 29 organizata të tjera të shoqërisë civile, i bëjnë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të sigurojë që zbatimi i procedurës së përshpejtuar për legjislacionin e integrimit europian të shoqërohet me garanci të qarta për ushtrimin e mbikëqyrjes parlamentare, transparencës, konsultimit publik dhe cilësisë së procesit ligjbërës.

Konsultimi publik duhet të nisë që në fazat e hershme të përgatitjes së politikave apo projektligjeve nga ministritë dhe insitucionet propozues, përpara se këto projektligje të aprovohen nga Këshillii Ministrave dhe t’i paraqiten Kuvendit.

Kjo çështje merr rëndësi të veçantë pas Konferencës së 8-të Ndërqeveritare dhe hyrjes në fazën përmbyllëse të Grupkapitullit 1 – Themeloret, ku vlerësimi nuk lidhet thjesht me miratimin e ligjeve, por me krijimin e një historiku të qëndrueshëm dhe të monitorueshëm të reformave, duke përfshirë edhe zbatimin, transparencën, konsultimin dhe mbikëqyrjen parlamentare.

I kërkojmë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që, në bashkëpunim me institucionet propozuese dhe në kuadër të rolit të tij ligjvënës dhe mbikëqyrës, të garantojë:

✔️ Arsyetim publik për përdorimin e procedurës së përshpejtuar
✔️ Dokumentacion të plotë përpara shqyrtimit në komision
✔️ Konsultim dhe shqyrtim real për ligjet me ndikim të lartë
✔️ Procedurë të zakonshme për projektligje komplekse ose me ndikim të gjerë
✔️ Mbikëqyrje parlamentare mbi zbatimin e legjislacionit të integrimit europian
✔️ Gjurmueshmëri publike të procedurës së përshpejtuar

Lexoni deklaratën e plotë në linkun.Declaration_On the quality and transparency of law-making 3 June

Comments for this post are closed.