Nisin Konsultimet për Planet e Punësimit në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave”
Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (CCIS) dhe Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) kanë nisur konsultimet me komunitetin e personave që nuk dëgjojnë për zhvillimin e Planeve të Punësimit.
Konsultimet e para u zhvilluan në Tiranë, me një grup grash dhe vajzash punëkërkuese nga komuniteti që nuk dëgjon, me qëllim dëgjimin e drejtpërdrejtë të nevojave, sfidave dhe pritshmërive të tyre ndaj tregut të punës. Paralelisht, kanë nisur edhe intervista individuale me anëtarë të komunitetit dhe aktorë kyç institucionalë, për të ndërtuar ndërhyrje të bazuara në realitet dhe zgjidhje konkrete për punësimin e kësaj kategorie.
Deklaratë:
Projekti “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri” zbatohet nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në partneritet me Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (CCIS), në kuadër të projektit BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD, Zyra Suedeze e Punësimit Publik dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Comments for this post are closed.





