Peizazhi urban në Tiranë dhe kujtesa publike – nje dite ndryshe me te rinjte e projektit KUERS-TEYC
CCIS ne kuader te projektit “Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve shqiptarë”, në bashkëpunim me #SCiDEV organizoi sot me nxenës e studentë një guide me temë “Peizazhi urban në Tiranë dhe kujtesa publike”
🙋♂️🙋Bashkë me guiden profesioniste na u bashkuan edhe profesoret Xhindi, Lami. Heba, Kamberi dhe diskutimet u benë aq shumë interesante gjatë gjithe ecjes e pushimeve për kafe e ujë…( ditë e nxehtë korriku, Tirana zhurit, por ne nuk e ndalëm guiden😊)
Peizazhi urban në Tiranë duhet të përfaqësojë kujtesën publike të qytetarëve të Tiranës. Nga këndvështrimi i drejtësisë tranzicionale, hapësira publike duhet të marrë vlerë edhe si mjet i paqtimit social. Shfrytëzimi i hapësirës publike me memorialë, monumente, muze, godina përmes vizualizimit ndikon te ndjesitë dhe përshtypjet e njerëzve.
Ndalesat nën drejtimin e guidës profesionale u bënë në disa nga vendet e memories kolektive si Shtëpia me Gjethe, sheshi Skëmderbej e Muzeu Kombëtar, BunkerART
Projekti “ Kultura e kujtesës dhe e ardhmja Europiane e të rinjve Shqiptarë” zbatohet nga Qendra per Studime të Krahasuara dhe Nderkombëtare” dhe SCiDEV në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.