Së Bashku Thyejmë Barrierat!
Historia e Albanit – Kur bashkëpunimi krijon mundësi reale
Albani është një i ri që nuk dëgjon, i cili iu bashkua projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, i zbatuar nga ANAD në partneritet me CCIS. Si shumë të rinj të tjerë, ai përballej me mungesë informacioni, akses të kufizuar në shërbime dhe pak mundësi për t’u përfshirë në tregun e punës.
Por këtë herë, historia mori një drejtim ndryshe.
Me mbështetjen e Bashkisë Vorë, dhe falë hapjes së dyerve nga Qendra Multifunksionale Vorë e ndërtuar në kuadër të projektit EU4SocialCare Albanit iu ofrua mundësia të mësojë komandat bazë në kompjuter, me një mësuese të dedikuar që e shoqëron hap pas hapi në këtë proces. Një aftësi bazë digjitale për shumëkënd është diçka e zakonshme; për Albanin, është një hap i madh drejt pavarësisë dhe punësimit.
Kjo histori na kujton se ndryshimi nuk vjen nga një institucion i vetëm. Ai ndërtohet përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, përmes përkushtimit të stafit lokal, përmes mbështetjes së projektit dhe mbi të gjitha përmes vullnetit të vetë të rinjve si Albani.
Ne jemi thellësisht mirënjohës për këtë bashkëpunim dhe besojmë fort se vetëm së bashku mund të krijojmë mundësi të barabarta për komunitetin e personave që nuk dëgjojnë.
Së bashku bëjmë ndryshimin.
⸻
Deklaratë:
Projekti “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri” zbatohet nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në partneritet me Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (CCIS), në kuadër të projektit BE për Përfshirjen në Tregun e Punës (EU4LMI), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD, Zyra Suedeze e Punësimit Publik dhe ADRF, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.