E- Integrity: komunikimi digjital në e-democracy

ICC Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen e Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, si dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, organizon pë të tretën herë rradhazi “Javën e Integritetit në Shqipëri”, në datat 2-10 Dhjetor 2021. #UniversitetiMesdhetariShqipërisë dhe Qendra për Studime të Krahasuara dhe Nderkombëtare #CCIS i është bashkuar për të tretin vit ICC dhe partnerve të kësaj jave, e cilat synonin rritjen e ndërgjegjësimit si dhe promovimin e sjelljes etike, transparencës, llogaridhënies,përgjegjshmërinë në biznes, si dhe përpjekjet e ndërmarra
prej aktorëve të ndryshëm dhe lidershipit në luftën kundër korrupsionit.
E- Integrity: komunikimi digjital në e-democracy ishte tema e përzgjedhur nga UMSH dhe CCIS në bashkëpunim me pedagogët e Departamentit të Administratës Publike dhe studentët e Klubit të Debatit në UMSH.
Në botën e sotme që ndryshon me shpejtësi, rekomandohet fuqimisht që qeveritë të vazhdojnë dhe të zhvillojnë politika të përditësuara për përdorimin efektiv të platformave të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK). Këto politika duhet të bazohen ne nevojat e qytetarëve dhe të përputhen me konventat dhe vlerat universale të së drejtës ndërkombëtare. Sigurimi i aksesit në teknologjitë që përmirësojnë komunikimin do t’u siguronte qytetarëve një zë për çështje që variojnë nga politika kombëtare deri te ofrimi i shërbimeve lokale, duke forcuar kështu praktikat demokratike, me kusht që njerëzit të ndjejnë gjithashtu se zëri i tyre po dëgjohet.
Kjo tryezë e rrumbullakët solli sëbashku pedagohë, studentë e aktivistë të shoqërisë civile në një diskutim të frytshëm për rëndësinë e përdorimit të komunikimit dixhital për të promovuar pjesëmarrjen dhe aktivizmin politik dhe qytetar.
May be an image of screenMay be an image of 9 people, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 3 people, people standing and indoor
Comments for this post are closed.